LAJMI I FUNDIT:

Seria e Warholit, nuk shkel të drejtat e autorësisë

Seria e Warholit, nuk shkel të drejtat e autorësisë

Gjyqtari federal i Nju-Jorkut vendosi dje se seria e njohur e pop-artistit Andy Warhol, në të cilën modifikoi fotografinë e ikonës së muzikës pop, Prince, nuk e cenon të drejtën e autores së fotografisë, transmeton Telegrafi.

Ky vendim shënon fundin e një padie të madhe të bërë më 2017 nga fotografja Lynn Goldsmith, kundër Fondacionit Andy Warhol për Artet Pamore, pasi ajo pretendoi se Warholi shkeli të drejtën e autorësisë së fotografive që ajo i bëri më 1981.

Duke hedhur poshtë pretendimin e Goldsmithit për shkeljen e të drejtës së autorit, gjykatësi John G. Koeltl vendosi që veprat e Warholit mbrohen me përdorim të drejtë, sepse janë “transformues” të fotografisë origjinale dhe “shtojnë diçka të re në botën e artit”.


Seria Prince me 16 pjesë e bërë nga Warholi në vitin 1984, sipas vendimit të gjykatës, nuk paraqet “treg zëvendësues për fotografinë e saj”.

“Jemi të kënaqur që gjykata e njohu kontributin e paçmuar të Warholit ndaj arteve”, thotë Luka Nikas nga firma ligjore Quinn Emanuel, që përfaqësoi Fondacionin Warhol. /Telegrafi/