LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, fillon paraqitja për pensione sociale

Maqedoni, fillon paraqitja për pensione sociale

Qytetarët e interesuar që duan të realizojnë të drejtën e pensionit social që është rreth 6.000 denarë duhet të drejtohen në Qendrat për punë sociale me qëllim që të njoftohen se çfarë dokumentesh ju nevojiten që të realizojnë këtë të drejtë.

Nga institucionet kompetente njoftojnë se interesi është i madh, dhe se vetëm gjatë këtij muaji pritet që qytetarët ta përfundojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të dorëzojnë kërkesat. Ata shtojnë se atëherë do të dihet numri i qytetarëve të cilët do të mund të realizojnë këtë të drejtë edhe pse në fillim u parashikua që këtë të drejtë mund ta realizojnë mbi 6.000 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Gjatë periudhës së kaluar kishte interes të madh nga qytetarët për realizimin e kësaj të drejte. Ata vinë në Qendrat për punë sociale që të njoftohen se cilët dokumente ju nevojiten që të mund të realizojnë këtë të drejtë. Gjatë këtij muaji ata duhet t’i kompletojnë dokumentet dhe t’i dorëzojnë te Qendrat për punë sociale. Deri në fund të këtij muaji do të mund të kemi informacione se sa qytetarët do të mund të realizojnë këtë të drejtë”, thotë Natasha Stanojeviq, Drejtoresha e Qendrës për punë sociale – Shkup.

Gjatë miratimi të ligjit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u parapa se këtu mund të përfshihen rreth 6.000 qytetarë të cilët nuk kanë të hyra tjera për ekzistencë. Ky ligj u miratua në maj të këtij viti. Sipas rregullave të reja ligjore, të drejtë kanë të gjithë personat të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që kanë stazh pune më pak se 15 vite, duke përfshirë këtu edhe personat të cilët janë pa asnjë ditë stazh pune.

Në rastet kur burri dhe gruaja i plotësojnë kushtet, pensioni social do të fitohet vetëm për një anëtar për shkak se bëhet fjalë për mbrojtje sociale dhe nuk është e ndërlidhur me sigurimin pensional dhe invalidor.

Të drejtë për të aplikuar janë personat e moshuar, të cilët nuk kanë pronë dhe të drejta pronësore, nëse nuk merr pension nga Republika e Maqedonisë apo ndonjë pagesë tjetër nga një shtet tjetër dhe nuk ka të hyra në tre muajt e fundit para dërgimit të kërkesës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori