LAJMI I FUNDIT:

Bajra cakton 12-shen përfundimtare të Kosovës U-18

Bajra cakton 12-shen përfundimtare të Kosovës U-18
(Foto: basketbolli.com)

Basketbollistet e Kosovës (U-18) në konkurrencën e femrave të martën kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Prishtinë, para Kampionatit Evropian, Divizioni B, që fillon të premten në Maqedoninë Veriore.

Lojtaret e udhëhequra nga Illmen Bajra dhe Imer Tahiri, të mërkurën do të pushojnë, derisa të enjten do të stërvitin në Shkup. Ndeshja e parë e Kosovës, është të premten ndaj Sllovenisë, nga ora 14:15.


Kosova ndodhet në Grupin A së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë. Përzgjedhësi i Kosovës U-18, IllmenBajra, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve dhe synimet në Evropian.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Sot ishte stërvitja e fundit, derisa të enjten do të stërvitemi në Shkup. Shpresoj se do të bëjmë paraqitje të mira. Angazhimi ynë nuk do të mungojë, edhe pse nuk do ta kemi aspak lehtë, sepse ndodhemi në një grup me shtete të forta. Megjithatë, shpresoj se do të kemi një fitore në grup dhe më pastaj do të shohim. Ne do të japim më të mirën nga vetja në këto takime. Atmosfera është e mirë në ekip dhe motivi nuk na mungon. Na mbetet të shpresojmë se do të kemi paraqitje të mira në këtë Evropian”, ka deklaruar Bajra, citon basketbolli.com.

Ai ka caktuar edhe 12-shen përfundimtare për këtë Evropian:

1. Tringa Ukaj
2. Ergita Demi
3. Diellza Dekaj
4. Melisa Ibrahimi
5. Ervala Shabani
6. Enisa Kamerolli (C)
7. Arbe Hashani
8. Anita Grainca
9. Dea Pushkolli
10. Vanesa Bojku
11. Erijona Krasniqi
12. Sara Vraniqi

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori