LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Zgjedhje do të ketë në vjeshtë (Video)

Haziri: Zgjedhje do të ketë në vjeshtë (Video)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se këtë vit do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Haziri në emisionin “Përballje ditore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka theksuar se partitë politike duan të ketë marrëveshje për zgjedhje.


“Zgjedhjet janë të paevitueshme këtë vjeshtë. Njëra prej kushteve determinuese është dialogu, rënia e politikës dialoguese me Serbinë… Ne pritet me pas marrëveshje politike për zgjedhje, ose marrëveshje për mocion”, ka thënë ai.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Sipas tij, jo vetëm partitë politike, por edhe grupet apo individët në Kuvend dëshirojnë ta dinë se çfarë pozicioni do të kenë pas zgjedhjeve.

“Nuk po duan të shkojnë në zgjedhje pa marrëveshje politike. Secili grup apo individë politik po dëshiron ta dijë cili është pozicioni i tij pas zgjedhjeve. Për këtë LDK e ka marrëveshjen për zgjedhjet, por duhet duhet të jenë edhe partitë tjera politike. Pra janë dy opsione ose marrëveshje politike ose mocion për rrëzim të Qeverisë, nuk ka tjetër”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori