LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi BMW X5 për Nissan Qashqai të ri – vazhdon suksesi i hatashëm kampanjës “ndërroje kerrin” nga Auto Mita

Ndërroi BMW X5 për Nissan Qashqai të ri – vazhdon suksesi i hatashëm kampanjës “ndërroje kerrin” nga Auto Mita

Tradita po ndërron, ndërsa edhe bindjet po thyhen – të gjithë po ndërrojnë veturat e tyre të vjetra për veturat e reja në Auto Mita.

Rasti më i freskët ndodhi pak ditë më parë, kur klienti nga kompania Rec Plast, vendosi të ndërronte veturën e tij – bëhet fjalë për një veturë BMW X5 që po mitizohet nga shumë adhurues të veturave si super veturë e cila është ndërruar me atë që është vetura më inovative dhe ndër më të shiturat në Evropë në kategorinë e SUV-ve, Nissan Qashqai.

Faqja zyrtare në Facebook e Nissan Kosova – Auto Mita ka konfirmuar ndërrimin në fjalë të veturës, e cila nxiti shumë komente.


Në kohë rekorde dhjetëra familje kosovare shfrytëzojnë ofertën e Auto Mita - jepe veturën e vjetër, merre veturën e re
Lexo po ashtu Në kohë rekorde dhjetëra familje kosovare shfrytëzojnë ofertën e Auto Mita - jepe veturën e vjetër, merre veturën e re

Klienti dorëzoi veturën e tij BMW X5 për të marrë një veturë të re Nissan Qashqai – SUV, me motor 1.7 dCi 150 KuajFuqi, sistem të tërheqjes 4×4 dhe ndërrues automatik.

Vetura që rremben shikimet do ta rehatojë klientin në fjalë që bëri këtë ndërrim të guximshëm e për shumë kë të pabesueshëm për hiç më pak se 120 mijë kilometra apo 5 vjet, falë garancionit.

Shansi unik për secilin mund të shfrytëzohet me një vizitë me veturën e vjetër në shoëroomin e Auto Mita në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, e prej ku do të dilni me veturë te re – me kilometrazhë zero-zero.

artikull i sponsorizuar