Policia e Kosovës në një konferencë për media, ka dhënë informacione lidhur me një operacion policor të zhvilluar dje nga njësitet e antidrogës, me ç’rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme, substanca narkotike, automjete dhe u arrestuan disa persona të dyshuar.
Fillimisht zëdhënësi i Policisë, Daut Hoha, ka thënë se Policia e Kosovës ka realizuar disa operacione të suksesshme në luftimin dhe parandalimin me substanca të ndryshme narkotike.
“Gjatë këtyre operacioneve janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuar narkotike, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar si dhe janë shpartalluar disa grupe të ndryshme kriminale. Policia në bashkëpunim me autoritete tjera duke përfshirë edhe organizata joqeveritare në vazhdimësi po punojmë për parandalimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, megjithatë në aspektin ligjor ne do të ndërmarrim masa rigoroze ndaj atyre që janë të involvuar në trafikim dhe vepra tjera të kundërligjshme”, ka thënë Hoxha, transmeton Telegrafi.
Hoxha ka përmendur rastet që Policia ka iniciuar gjatë vitit 2018 dhe në gjashtë mujorin e parë 2019.
“Lidhur me rastet dhe konfiskimet gjatë vitit të kaluar Policia ka iniciuar 1866 raste që ndërlidhen me substanca narkotike, janë 2322 persona të dyshuar prej tyre 2171 persona të arrestuar. Gjatë këtyre operacioneve në vitin 2018 është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, pra rreth 980 kilogram marihuan, ndërsa heroinë janë rreth 20 kilogram. Ndërsa gjatë periudhës janar-qershor 2019 kemi të iniciuara 613 raste, me 766 të dyshuar dhe 725 persona të arrestuar. Ndërsa konfiskimet e drogave kanë shkuar mbi 600 kilogram”, ka thënë ai.
Ndërsa drejtoresha e Divizionit kundër krimit të organizuar, kolonele Florie Halaj, ka folur për operacionin e fundit të realizuar nga Policia e Kosovës.
“Në muajin qershor java e fundit janë zhvilluar dy operacione, njëri në Prishtinë, tjetri në Ferizaj, ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe konfiskimin e mbi 136 kg substancë narkotike të llojit marihuanë. Rasti i fundit është dje më 30 qershor 2019, në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Lluzhanë, ku drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik ka realizuar operacionin policor ku ka ndaluar tri vetura të dyshuara nën dyshimin e bazuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Gjatë kontrollit në njërën nga tri veturat, në bagazh janë gjetur tetë paketime me marihuanë, ndërsa në vazhdim të operacionit janë kontrolluar edhe tri shtëpi. Një në fshatin Bajqinë në Podujevë dhe dy në Viti, por nuk është gjetur asgjë. Janë arrestuar tre persona meshkuj dhe janë konfiskuar 81 kilogram marihuanë ku vlera sillet rreth 100 mijë euro. Po ashtu janë sekuestruar tri vetura dhe pesë telefona celular”, ka thënë ajo.
Ajo ka përmendur edhe ndy raste tjetër në Janjevë dhe në Ferizaj ku po ashtu është konfiskuar substancë narkotike.
“Rasti tjetër është zhvilluar më 24 qershor, ku janë konfiskuar mbi 108 kilogram marihuanë dhe janë arrestuar nëntë persona më një depo afër udhëkryqit të Janjevës. Në konsultim me Prokurorinë në Ferizaj ka konfiskuar edhe 55 kilogramë e gjysmë marihuan dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar. Këta në vlerë sillen 75 mijë euro, ndërsa janë sekuestruar edhe gjashtë vetura, 11 telefona, një armë, 123 mijë para të gatshme”, ka thënë ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Ne e marrim fuqinë nga populli, ndërsa VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos