LAJMI I FUNDIT:

U vazhdohet paraburgimi të arrestuarve gjatë aksionit të policisë në veri

U vazhdohet paraburgimi të arrestuarve gjatë aksionit të policisë në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin të gjithë të arrestuarve gjatë aksionit në veri të vendit më 28 dhe 29 maj të këtij viti.

Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarve e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.


“Po u është vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi ndaj 33 personave të arrestuar gjatë aksionit të policisë në veri të Mitrovicës”, ka thënë Gashi.

Gjatë aksionit të policisë së Kosovës u arrestuan gjithsejtë 33 persona. Në mesin e tyre kishte serbë, shqiptarë dheboshnjakë. /Telegrafi/