LAJMI I FUNDIT:

Rabiot arrin për testet mjekësore te Juventusi

Rabiot arrin për testet mjekësore te Juventusi
Adrien Rabiot (Foto: Juventus Fc/Twitter)

Adrien Rabiot do t’u nënshtrohet testeve mjekësore nesër (1 korrik) te Juventusi, para se të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

Marrëveshja është arritur në fillim të kësaj jave, por Bianconerët kanë pritur derisa kontrata e tij me Paris Sainet-Germainin të përfundojë sot (30 qershor).

Mesfushori francez po ashtu ishte cak i skuadrave, si Manchester Unitedi dhe Barcelona, mirëpo ai u bind që t’i bashkohej Zonjës së Vjetër.


Raportohet se ai do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me një pagë prej shtatë milionë eurosh në sezon, derisa ajo mund të rritet varësisht nga bonuset.

Rabiot tashmë ka arritur në J-Center (Qendra mjekësore e Juventusit), derisa nesër pritet të prezantohet zyrtarisht me fanellë.

Torinezët, njëherësh, i kanë kompletuar testet mjekësore te Luca Pellegrinit, pasi e kompletoi kalimin si shkëmbim me Leonardo Spinzzolan që kaloi te Roma me 10 milionë euro plus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Ndërkombëtare
“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

La Liga
Barcelona konfirmon lëndimin e Fermin Lopez, mësohet sa kohë do të mungojë ylli spanjoll

Barcelona konfirmon lëndimin e Fermin Lopez, mësohet sa kohë do të mungojë ylli spanjoll

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Kalo në kategori