Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se nuk nevojë për alarm sepse s’ka asnjë krizë të barnave në veri të Kosovës, si dhe se është duke u tentuar që nga ana e Qeverisë serbe të krijohet një krizë artificiale.
“Që nga vendosja e taksës kemi parë një tendencë që të krijohet një ide se do të mbesin pa barna. Në Kosovë janë 3 për qind e mallrave farmaceutike që hynë nga Serbia, të tjerat shumica janë nga shtetet perëndimore. Ne kemi shikuar se nëse ka ndonjë bar që vjen nga Serbia dhe nuk mund të zëvendësohet, por as kjo nuk qëndron”.
“Në veri të vendit ka depo të licencuara që tregojnë se ata e kanë të drejtën për tregti dhe e kanë të drejtën të marrin nga i gjithë rajoni. Por, ata po krijojnë një situatë që të shfrytëzohet politikisht”, tha Ismaili, në info Magazine të Klan Kosovës.
“Qysh në fillim pas vendosjes së taksës ka filluar retorika me çështjen e barnave. Unë e kam thirr KFOR-in dhe të tjerët që janë të përfshirë në veri t’ia shpjegojë situatën që s’ka krizë siç po thonë serbët”.
“Serbia po e bën një krizë në formë artificiale, adresa e krizës është në Serbi dhe jo në Kosovë. Tash ka dalë në një situatë krejt të hapur, ata po tregojnë se po e ngrisin flamurin për një krizë”.
“Ne nuk kemi asnjë informatë as kërkesë nga serbët në veri që ka mungesë të barnave. Mundësia e tregtisë që qytetarët serbë ta bëjnë është e njëjtë sikurse mund ta bëjnë qytetarët shqiptarë. Por është realitet që produktet serbe që hynë në Kosovë kanë një taksë prej 100 për qind”.
“As duhet diskutuar që Serbia tenton që nëpërmjet krizave artificiale të na zmbraps në ndonjë qëndrim që ka të bëjë me politikën si Kosovë. Prandaj, politika jonë duhet ta emërojë se kush është burimi i krizës”, tha ai.
Ismaili tha se këto politika të presidentit serb Aleksandër Vuçiq nuk po i besojnë as serbët e Kosovës, sidomos ata në pjesët jugore të vendit.
“Po shihet qartë që Vuçiq nuk i konsideron fare si qytetarë por si vegla të politikës. Edhe serbët po e shohin Vuçiqin si manipulues të tyre. Kjo tregon edhe për narrativën e Vuçiqit dhe motivin e tij që ku e ka mundësinë më të madhe të manipulojë. Ai po manipulon edhe me njerëzit e sëmurë që iu nevojiten barnat, por kjo nuk shitet në pjesën jugore të vendit ku jetojnë serbët”.
“Nëse ai deklarohet çdo ditë për qytetarët e Kosovës është mirë që edhe ne edhe si Qeveri në nivelet me të larta, të deklarohemi çdo ditë për politikën agresive që ka Vuçiqi dhe manipulimet që ai bën”.
Ismaili tha se çështja e barnave është më simbolike, prandaj dëshirohet që të tërhiqet edhe vëmendja ndërkombëtare për një krizë të paralajmëruar.
“Në atë kohë ka pasur edhe tentativa që të sjellin barna edhe nga Rusia që të duket edhe involvimi i këtij shteti. Pra që ta bëjnë krizën edhe më të madhe edhe në aspekt të gjeopolitikës që edhe qytetarët rusë të vijnë të ndihmojnë. Kjo u vërejt që s’ka pi ujë, por ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të zgjuar për këtë manipulim”.
Ismaili u shpreh i bindur se Kosova do të dijë si t’i përgjigjet edhe inskenimit të “krizës humanitare” pasi e ka dëshmuar që institucionet kanë vepruar disa herë në veri të vendit, sa herë që është shtruar nevoja pa tendenca të diskriminimit.
Anëtari i PDK-së tha se momentumi i politikës kosovare është vështirë të analizohet në këto rrethana të ndërprerjes së dialogut.
“Ne si PDK kemi tentuar për dialog, kemi dorëzuar platforma të shkruara për dialogun. Ne kemi qenë të qartë kemi kërkuar të ketë dialog dhe të kemi një bashkëpunim më të madh në politikë të brendshme”.
“Kemi hyrë në një situatë ku dështoi konferenca ndërkombëtare pasi nuk pati kuptim të shkohet edhe të paraqesim situata të ndryshme kur s’e kemi një qëndrim të brendshëm. Ne po hasim në një kryeneçësi të opozitës”, tha Ismaili.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit