LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Sëmundjet e rralla janë përfshirë në Listën e Barnave Esenciale

Ismaili: Sëmundjet e rralla janë përfshirë në Listën e Barnave Esenciale

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se tashmë ka përfunduar e gjithë puna për Revidimin e Listës së Barnave Esenciale.

Ministri Ismaili ka treguar se lista komplementare do të pasurohet me një numër më të madh të barnave për sëmundjet e rralla që përbëjnë një barrë të madhe financiare për pacientët.


“Komiteti Teknik për revidimin e Listës së Barnave Esenciale ka përfshirë në listên e saj komplementare edhe barnat për sëmundjet e rralla në mënyrë që në të ardhmen numri i pacientëve që mbulohen me terapi nga MSh të rritet”, ka thënë ai.

Lista e Barnave Esenciale të cilën e sigurojnë Institucionet Publike për qytetarët ka qenë e pareviduar nga viti 2012.

Duke e kuptuar peshën e sëmundjes për pacientin, familjen, rrethin dhe sistemin shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë në vitin 2018 ka ngritur Grupin e punës për hartimin e Koncept Dokumentit për Sëmundjet e rralla, duke synuar gjetjen e rrugës më të mirë dhe më pragmatike për të adresuar nevojat e këtij grupi të ndjeshëm të popullatës.

Koncept Dokumenti është hartuar dhe ka dalur në debat publik dhe brenda pak ditësh do të dërgohet në Qeveri për miratim.

Pas aprovimit të Koncept Dokumentit nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë menjëherë me Grupin e punës për hartimin e Planit të veprimit për institucionalizimin e përkujdesjes shëndetësore të pacientëve me sëmundje të rralla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori