Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli sërish për braktisjen e zgjedhjeve nga PD dhe LSI.
Rama tha për partitë opozitare se “ka ardhur koha që ata të treten rrugëve, që atyre të mos u jepet asnjë mundësi e vetme për t’u shpërblyer në asnjë formë, pasi i hynë një rruge të tillë.”
Ai shtoi se PS i ka shpërblyer në të kaluarën kundërshtarët dhe për këtë arsye “mbase është krijuar ideja te ata, nga Saliu i pari, që socialistët janë njerëz të butë dhe nuk e duan konfliktin, kështu që hajde t’i marrim përpara se socialistët të hapin rrugë. Ajo kohë kur socialistët i hapnin rrugë budallait, ka mbaruar”,
“PS nuk ka për t’i hapur rrugë çetave që duan të marrin peng vendin, por përkundrazi, në 30 qershor do t’i japë një përgjigje që ashtu siç e meritojnë”, u shpreh Rama në Gjirokastër ku prezantoi Flamur Golemin si kandidat të Partisë Socialiste për bashkinë.
“E lanë rrugëve Partinë Demokratike, duke u përpjekur të marrin peng vendin. PD është kthyer nga një parti politike, në një organizatë të dhunshme. Ne sot kemi shumë keqardhje për Partinë Demokratike. Ka ardhur koha që ata të treten rrugëve dhe ka ardhur koha që mos t’ju jepet asnjë mundësi tjetër, siç ka ndodhur në të shkuarën.
U kemi dhënë mundësinë në të shkuarën dhe në të shkuarën kanë thënë që socialistët hapnin rrugën. Por ajo kohë kur socialistët i hapin rrugë budallait ka mbaruar. Partia Socialiste nuk ka për ti hapur kurrë rrugë çetave që duan të marrin peng vendin. Kjo që po ndodh është një serie e re, e një filmi që e kemi parë në të shkuarën. Ju kujtohet të gjithëve që në 2017-në ikën nga Parlamenti. Në 2017-në u ktheva në një Romeo që lutja Zhuljetën. Sa i jam lutur atij njeriu, nuk do i isha lutur të tërë Argjirove që ka parë Gjirokastra. Pasi iu luta aq shumë, e binda dhe i dhashë gjysmën e qeverisë që të futej në zgjedhje. Nëse shtyhen zgjedhjet sepse një tufë humbësash të tmerruar, i imponohen shumicës, apo qoftë edhe një shumicë që nuk do të bëjë zgjedhje, atëherë nuk ka më zgjedhje dhe demokraci, por ka rrumpallë, rrëmujë dhe gallatë”, – u shpreh Rama nga Gjirokastra.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën