LAJMI I FUNDIT:

Maturantët e Prizrenit dhe Gjakovës përfunduan pjesën e dytë të Testit të Maturës

Maturantët e Prizrenit dhe Gjakovës përfunduan pjesën e dytë të Testit të Maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), pas takimit të rregullt, ku ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas përfundimit të ditës së tretë, të pjesës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore, e cila është mbajtur në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës ka vlerësuar se, procesi i testimit në përgjithësi ka shkuar mirë.

Siç njofton MASHT, Komisioni në bazë të raporteve të pranuara nga  regjioni në të cilin maturantët sot i janë nënshtruar Testit të Maturës, ka mbledhur edhe të dhënat lidhur me gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, ku në bazë të këtyre të dhënave, rezulton se për shkak të mospërfilljes së rregullave të testimit,  janë përjashtuar nga procesi 10 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat.


KShM po ashtu, ka inicuar masa disiplinore sipas legjislacionit në fuqi ndaj 1 administruesi.

Komisioni Shtetëror i Maturës,  falënderon Drejtoritë Komunale të Arsimit, Policinë e Kosovës, komisionerët, administruesit, monitoruesit dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori