Gjykatat, në veçanti në qytetet jashtë Shkupit kanë probleme me kuadrin – administrata gjyqësore është e përgjysmuar, por edhe më shumë shqetësues është fakti se në vendin tonë nuk ka se kush të ndajë drejtësi. Uniforma e gjykatësit është vetëm një “plaçkë” e lënë pas dore që askush nuk do që ta veshë, shkruan gazeta Koha.
“Për çdo vit dorëzojmë plan për punësime deri të Këshilli Gjyqësor për buxhet i cili jep dritë jeshile dhe vendos për plotësimin e vendeve të lira”, ka deklaruar Borçe Mirçevski, nga shoqata e nëpunësve gjyqësorë.
“Kërkesat tona janë një çështje, ndërsa vendimet e Këshillit janë çështje tjetër, ka mungesë të kuadrit”, shton ai.
Sipas tij, kushtet për punë në disa nga Gjykata janë shumë të këqija. “Punojnë në kushte të papërshtatshme, një mbi një në një hapësirë, një zyrë e vogël shfrytëzohet për dy të punësuar, si për shembull – në Gjykatën e Lartë. Si do të mbushen vendet boshe të krijuara viteve të fundit, kur sipas sistematizimit të bërë, mungojnë kushtet për punë”, thotë ai.
Hulumtimi i fundit i bërë me të punësuarit në administratën gjyqësore tregon se 98 për qind e të punësuarve janë ankuar se kanë probleme shëndetësore.
Në Prokurorinë Publike kërkohet të ketë 251 prokurorë publik, ndërsa për momentin ka 176 prokurorë. Sa i përket administratës, sipas sistematizimit, është planifikuar të ketë gjithsej 1130 të punësuar, nga të cilët janë plotësuar vetëm se 356 vende, që është për 774 vende më pak nga punësimet e planifikuara.
Sipas Strategjisë për reforma të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën 2017 deri në vitin 2022, numri i gjykatësve për kokë banori në vend është më i madh sesa në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kështu që numri i gjykatësve nga 550 pritet të zvogëlohet në 500, duke ndjekur Strategjinë e gjyqësorit dhe zvogëlimin eventual të numrit të gjykatave. E njëjta strategji do të përdoret edhe për revidimin e gjendjes në prokurori./Koha/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit