LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Pa ndryshuar politikat ekonomike, Vetëvendosje vështirë se vjen në pushtet (Video)

Kelmendi: Pa ndryshuar politikat ekonomike, Vetëvendosje vështirë se vjen në pushtet (Video)

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk ndryshon politikat ekonomike, nuk mund të vjen në pushtet.

Kelmendi ka thënë se me Vetëvendosjen nuk pajtohen reciprokisht, pasi me këtë të fundit ka koncepte të kundërta ekonomike ndërsa thotë se për politike nuk e paragjykon.


Ai thotë se pa ndryshuar qëndrimet për politikat ekonomike vështirë se Vetëvendosje mund të vjen në pushtet.

Deputeti i LDK-së ka thënë Vetëvendosje po rritet për shkak se partitë qeveritare dhe partitë tjera në Kosovë po imponojnë diktate duke u dhënë përparësi militantëve e jo atyre që kanë aftësi.

“Mungesa e vendeve të punës po i shtynë këta qytetarë të rrëzojnë këtë qeveri pavarësisht se në pushtet mund të vij dikush tjetër i keq, por më pak se këta që janë në pushtet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kelmendi ka thënë se LDK e Vetëvendosje mund të bëjnë marrëveshje dhe ai nuk mund ta ndryshojë  atë marrëveshje pasi sipas tij “LDK-së i ka mbetur vetëm Vetëvendosje pasi me PDK-në është prishur moti”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori