LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të konfirmojnë rrëzimin e dronit nga Irani, ai kushton 180 milionë dollarë (Foto)

SHBA-të konfirmojnë rrëzimin e dronit nga Irani, ai kushton 180 milionë dollarë (Foto)

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë konfirmuar se Irani ka rrëzuar një nga dronët amerikanë që kushtojnë nga 180 milionë dollarë, por mohojnë pretendimet e Gardës Revolucionare të Iranit se kishte hyrë në hapësirën ajrore të Iranit.

Ushtaraku iranian Hossein Salami, sot ka deklaruar se njerëzit e tij janë “të gatshëm për luftë”  dhe se dronin e kanë rrëzuar pasi që për ata “kufijtë janë vijat e tyre të kuqe”, transmeton Telegrafi.


Agjencia e lajmeve e Republikës Islamike, kanë publikuar fotografi me të cilat pretendohet se tregojnë fluturaken duke u djegur në qiell, por ato imazhe janë shkrepur dy vite më parë në Jemen.

Teherani pretendon se ka shkatërruar dronin RQ-4 Global Hawk që po fluturonte mbi provincën Hormozgan, por zyrtarët amerikanë thonë se bëhej fjalë për MQ-4C  Triton që po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Këto dy fluturake ngjajnë shumë, kurse Triton është një variant tjetër i Global Hawk.

Triton ka zëvendësuar aeroplanin spiun U-2, që fluturon shumë lartë dhe mund të detektohej nga radarët e sofistikuar dhe mund të rrëzohej me raketa me GPS, siç është sistemi raketor rus S-300 gjë që e ka në pronësi edhe Irani.

Besohet se kjo është hera e parë që një Triton rrëzohet, ndërsa ky veprim vetëm sa ka tensionuar edhe më shumë situatën mes Teheranit dhe Washingtonit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori