LAJMI I FUNDIT:

Vendimin e Veselit për shkarkimin e zyrtarëve me aktakuzë, avokati Gazmend Halilaj e konsideron të paligjshëm

Vendimin e Veselit për shkarkimin e zyrtarëve me aktakuzë, avokati Gazmend Halilaj e konsideron të paligjshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,(PDK) Kadri Veseli, ka larguar sot të gjithë zyrtarët e subjektit të tij, nga pozitat partiake dhe institucionale që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Lideri i PDK-së ka deklaruar se nuk do të kandidojë persona të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, në asnjë pozitë publike. Dhe, se nuk do t’i mbështesë kandidatët e tillë që mund të propozohen nga partitë tjera ose qytetarët.

Veseli liron nga detyra të gjithë zyrtarët e PDK-së me aktakuza (Video)
Lexo po ashtu Veseli liron nga detyra të gjithë zyrtarët e PDK-së me aktakuza (Video)

Mirëpo shkarkimi i zyrtarëve nga pozitat partiake dhe institucionale po konsiderohet e paligjshme nga avokati Gazmend Halilaj.


Për Telegrafin ai ka thënë se shkarkimi i zyrtarëve që kanë aktakuzë do t’i kushtojë më së shumti buxhetit të Kosovës.

“Ndonëse në aspektin politik mund të tingëllojë mirë, por shikuar në aspektin ligjor-juridik është tërësisht e paligjshme dhe me pasoja të mëdha e të pariparueshme për të drejtat dhe liritë themelore për të akuzuarit, si dhe më dëme të mëdha materiale për buxhetin e shtetit. Bazuar në nenin 3 të Kodit të procedurës penale e që është prezumim i pafajësisë- secili person konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë”, është shprehur Halilaj për Telegrafin.

Avokati, Gazmend Halilaj

Halilaj tregon se ngritja e aktakuzës bën pjesë në fazën e dytë të procedurës penale dhe se në asnjë aspekt nuk mund të prodhojë efekte juridike në dëme të të akuzuarve.

“Të gjithë jemi dëshmitar që çdo ditë shohim aktgjykime refuzuese për shkak se gjatë procedurës paraqiten pengesa procedurale, po ashtu edhe aktgjykime liruse për shkak se nuk është provuar fajësia e personave në procedure e në veçanti kur kemi të bëjmë me zyrtar që mbajnë pozita të lata udhëheqëse. Andaj largimi, gjerësisht shkarkimi nga pozita për shkak që mbi ta rëndon një aktakuzë, konsideroj që nuk i shërben asgjëje, përkundrazi duke e parë ndikimin e politikës te gjyqësori, konstatim ky i departamentit amerikan dhe të gjithë mekanizmave tjerë, mendoj që jemi dëshmitar që vendime të tilla buxhetit të shtetit do t’i kushtojnë miliona euro, sepse do të kërkojnë kompensim nëse shpallen të pafajshëm, dhe njëherë kjo cenon parimet baze të cekura më lart, parimin e besimit të pafajësisë, rrjedhimit cenon edhe sigurinë juridike në vend”, thotë avokati Halilaj.

Ndryshe me vendimin të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, sot janë liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore.

Këta janë zyrtarët me aktakuza, të liruar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli
Lexo po ashtu Këta janë zyrtarët me aktakuza, të liruar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Veseli po ashtu ka liruar nga detyra edhe të gjithë të zgjedhurit brenda strukturave drejtuese të PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara dhe ky pezullim i funksioneve të tyre  vlen deri në aktgjykime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori