Klima e biznesit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është përkeqësuar së fundmi, teksa bashkëpunimi ekonomik nuk po përparon, përkundrazi. Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi se gjatë vitit 2018 numri i bizneseve nga Kosova në Shqipëri ishte 423, duke shënuar rënie me 11 për qind në raport me një vit më parë.
Vënia e një tarifë të re në Rrugën e Kombit dhe përkeqësimi i klimës së biznesit në Shqipëri, i kanë dekurajuar bizneset e Kosovës të vijojnë aktivitetin në Shqipëri.
55 ndërmarrje nga Kosova e kanë mbyllur aktivitetin vitin e kaluar, ku 23 ishin në sektorin e prodhimit dhe 32 ishin në sektorin e shërbimeve. Ndërmarrjet nga Kosova ishin në rritje vitet e fundit pas një përkeqësimi që u vu re në vitin 2015, por duket se situata ka nisur të përkeqësohet sërish. Edhe pse qeveritë e dy shteteve të njëjtit komb u angazhuan në mbledhje të përbashkëta për të rritur bashkëpunimin ekonomik, e kundërta shihet të ketë ndodhur.
Një anketim që Qeveria e Kosovës bëri ketë vit me bizneset atje për evidentuar pengesat në eksport, Shqipëria zuri vendin e dytë pas Serbisë për pengesat e larta.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka vlerësuar pengesa kryesore ato jo-tarifore, ku në çdo eksport, autoritetet shqiptare iu kërkojnë kopjen origjinale (ose kopjen e noterizuar) të Certifikatës së Cilësisë për produktet që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar dhe veterinar. Procedurat e zhdoganimit në Shqipëri, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave, pagesa në rrugën e kombit, mos-marrja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare, zbatimi i normës të lartë të akcizës për sektorin e birrës, janë disa nga pengesat të cilat e rrisin koston e prodhimit por edhe e ulin nivelin e konkurrueshmërisë së produkteve të Kosovës në tregun e Shqipërisë.
Klubi i Prodhuesve muaj më parë pati paralajmëruar edhe protestë për bllokimin e pikës doganore me Shqipërinë, por që kjo protestë u shtyu me shpresën që qeveria e Shqipërisë të ketë kohën për reflektim për zgjidhjen e barrierave tregtare, por që protesta ende mbetet si një mundësi reagimi.
Raporti i fundi mbi bilancin tregtar, publikuar nga Dogana e Kosovës, tregon një rritje të eksporteve nga të dyja vendet krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Në katër muajt e parë të vitit 2019, importet shqiptare në Kosovë ishin 65.59 milionë euro, ndërsa eksportet kosovare për në shtetin shqiptar ishin vetëm 18.4 milionë euro”, thuhet në të dhënat e Doganës, shkruan Telegrafi.
Gjatë vitit 2018, bizneset nga Kosova në drejtim të Shqipërisë kanë eksportuar 65.83 milionë euro, ndërsa importi ishte 205.33 milionë euro.
“Vlera e përgjithshme e importeve gjatë vitit 2018 nga Shqipëria për në Kosovë ishte 205.33 milionë euro, ndërsa importi i produkteve shqiptare në drejtim të Kosovës ishte vetëm 65.83 milionë euro”, vijon raporti.
Në Forumin Ekonomik Mbarë-Shqiptarë, që është mbajtur së fundmi në Tiranë është folur për lehtësimin e tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por në vend të tejkalimit të barrierave në sfond të takimit është shfaqur një luftë tregtare.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, kishte deklaruar se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë përpjekje për të hequr të gjitha pengesat që mund të ballafaqohen me eksportet shqiptare në Kosovë, por Qeveria shqiptare po dështon të përmbushë angazhimet e saj për disa nga kërkesat emergjente të konsideruara nga bizneset e Kosovës.
Për këtë çështje është deklaruar vetë i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se shpreson që të zgjidhen problemet e tregtisë që Kosova ka me Shqipërinë, derisa nuk ka pohuar e as mohuar nëse do t’i vendoset taksë edhe Shqipërisë.
“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, por kemi disa mosmarrëveshje që lidhen me tregtinë, për tregun dhe shpresoj që do t’i zgjedhim”, kishte deklaruar Haradinaj.
Kosova, bilancin më të lart tregtar kundrejt Shqipërisë e ka pasur në vitin 2015 ku arriti në 111.64 milionë euro. /Monitor/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!