LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane rikujtojnë kohën kur Sarri kishte bërë gjest ofendues ndaj tifozëve të Juventusit

Mediat italiane rikujtojnë kohën kur Sarri kishte bërë gjest ofendues ndaj tifozëve të Juventusit

Maurizio Sarri më në fund është konfirmuar si trajner i Juventusit, duke e lënë Chelsean pas vetëm një sezoni në krye.

Trajneri italian u transferua te skuadra londineze në verën e kaluar, duke arritur ta kualifikonte skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe fitoi Ligën e Evropës.

Me titullin kampion të garës së dytë më të rëndësishme në Evropë, Sarri u rikthye në Itali, aty edhe ka ndërtuar reputacionin e tij.


Italiani ishte në krye të Napolit nga viti 2015-2018, gjersa kishte arritur të ndërtonte një lojë mjaftë të mirë sulmueseve me formacionin 4-3-3.

Madje, në tri sezonet e kaluara, Sarri arriti ta rivalizonte Juventusin për titull, duke grumbulluar 82 pikë, 86 dhe 91 pikë, por që fati nuk ishte në anën e tij.

Por, një video tregon se italiani nuk kishte momente të mira me tifozët e Zonjës së Vjetër, pasi u kishte drejtuar edhe gishtin e mesit.

Zyrtare: Sarri, trajner i ri i Juventusit
Lexo po ashtu Zyrtare: Sarri, trajner i ri i Juventusit

Me gjasë tifozët e Juventusit kanë atë pamje të freskët në mendjen e tyre, andaj atij i duhet që të fitojë disa ndeshje, për ta marrë përkrahjen e tyre.

Sarri nuk kishte momente të mira as te Chelsea, madje tifozët e Bluve e kishin fyer lojën e tij të njohur si ‘Sarro-Ball’. /Telegrafi/