LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sarri, trajner i ri i Juventusit

Zyrtare: Sarri, trajner i ri i Juventusit
Maurizio Sarri (Foto: Juventus/Twitter)

Juventusi e ka emëruar zyrtarisht Maurizio Sarrin si trajnerin e tyre për sezonin 2019/2020, duke nënshkruar kontratë trevjeçare.

Trajneri italian i dha fund aventurës së tij te Chelsea, pas vetëm një viti të kaluar në Stamford Bridge, ndërsa ka fituar Ligën e Evropës, që është njëherësh edhe trofeu më i madh i tij deri më tani në karrierë.


Maurizio Sarri ka nënshkruar kontratë me Juventusin deri më 30 qershor të viti 2022, gjersa e zëvendësoi Massimiliano Allegrin, që u largua pas pesë vitesh, me pesë tituj të Serie A-së.

Ish-trajneri i skuadrës londineze gjatë gjithë karrierës së tij ka udhëhequr klube nga Italia, ku vlen të përmendet Napoli, ndërsa Chelsea ishte skuadra e vetme jashtë ligës italiane.

Sarri e filloi aventurën e tij si trajner në vitin 2005 në Serie B, derisa ka drejtuar klube si, Pescara, Arezzo dhe Avellino.

Të gjitha lajmet nga Maurizio Sarri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Maurizio Sarri

Më pastaj, mori drejtimin e Empolit në vitin 2012, duke e ngritur skuadrën në ligën e parë, për ta marrë më pas drejtimin e Napolit.

Italiani u largua nga napolitanët në verën e vitit 2018, për t’u bërë kështu trajner i Chelseat, që qëndroi vetëm për një sezon, mirëpo në këtë verë arriti marrëveshje trevjeçare me Juventusin. /Telegrafi/