LAJMI I FUNDIT:

Dy muaj pas zjarrit në Notre Dame, mungojë paratë e premtuara për rindërtim

Dy muaj pas zjarrit në Notre Dame, mungojë paratë e premtuara për rindërtim

Kur kanë kaluar dy muaj nga zjarri që më 15 prill shkatërroi Notre Dame, për të parën herë është mbajtur një meshë në katedralen pariziene. Mesha sidoqoftë, është e rezervuar për pak persona, të gjithë me kaska sigurie në kokë, sepse struktura është akoma e rrezikshme.

Punimet vazhdojnë me ritme të ngadalta edhe sepse, pavarësisht deklarimeve të ditëve të para, nga 850 milionë eurot e premtuara, kanë ardhur vetëm 9 për qind, ose një shifër ekuivalente me rreth 80 milionë euro. Dhe pak nga këto para vijnë nga sipërmarrësit e mëdhenj që kishin nxituar të shpalosnin shifra në ditët pas katastrofës.


Nga Fransua Pino, shefi i grupit Kering e deri tek Bernard Arno, president i grupit Louis Vuitton, shumë bamirës kishin premtuar fonde për rindërtimin. Por për momentin, të vetmit që kanë konkretizuar çka kanë thënë janë privatët që kanë dhuruar sasi modeste parash apo kanë dhënë ceqe.

“Pagesat do të bëhen ndërkohë që punimet vazhdojnë”, deklarojnë nga grupi Arno, duke shpjeguar se paratë do të derdhen vetëm kur të mbyllen garat e projekteve.

Por, bamirësit e mëdhenj nuk arrijnë sidoqoftë të çlirohen nga kritikët që i gjykojnë premtimet e tyre vetëm një strategji për marketing.

Presidenti Emmanuel Macron ka siguruar se në pesë vite ndërtimet do të përfundojnë, por për momentin gjithçka po ecën shumë ngadalë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori