LAJMI I FUNDIT:

PSG favorit absolut për De Ligt, pas ofertës për pagë të ‘çmendur’

PSG favorit absolut për De Ligt, pas ofertës për pagë të ‘çmendur’
Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germain thuhet se do të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Matthijs De Ligt, pasi do t’i ofrojë kontratë më të madhe dhe fitimprurëse.

De Ligt ka befasuar të gjithë me nivelin e lartë të treguar si kapiten i Ajaxit, por edhe si partner i Virgil Van Dijk te Holanda.


Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që klubet evropiane të futen në ‘luftë’ për të siguruar shërbime tij.

Shpresat e Barcelonës për De Ligt po shuhen, lojtari gjithmonë e më pranë PSG-së
Lexo po ashtu Shpresat e Barcelonës për De Ligt po shuhen, lojtari gjithmonë e më pranë PSG-së

Barcelona ishte klubi që shihej si i ardhshmi për De Ligt shkaku i marrëdhënieve të mira me Ajaxin, ndërsa edhe Manchester Unitedi shihej si destinacion i mundshëm.

Megjithatë, PSG është e vendosur të sigurojë shërbimet e de Ligt dhe të fitojë garën ndaj Barçës dhe Unitedit si rezultat i një oferte më të madhe për pagë.

Raiola i cilëson si lajme të rreme fjalët për marrëveshjen e De Ligt me PSG-në  
Lexo po ashtu Raiola i cilëson si lajme të rreme fjalët për marrëveshjen e De Ligt me PSG-në  

Sipas mediumit britanik Daily Mail, kampionët e Ligue 1 do t’i ofrojnë kapitenit të Ajaxit plot 17 milionë funte në vit.

Kjo gazetë gjithashtu thekson se 19-vjeçari holandez beson se mund të lëvizë më vonë në La Liga ose në Ligën Premier në karrierën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori