Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë këtë vit, ngase opozita nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë, shprehet i bindur nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj.
Edhe pse partitë opozitare kanë intensifikuar takimet me qëllim të përgatitjes së mocionit për rrëzimin e Qeverisë, Hoxhaj thotë se ekzekutiv do të vazhdojnë punën deri në përfundim të mandatit.
Sipas tij, në këtë kohë vendi ka më së shumti nevojë që e gjithë skena politike në vend të bëhen bashkë për çështje të mëdha, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë, si njërin ndër proceset më të rëndësishme.
“Unë nuk mendoj që deklaratat e kolegëve në opozitë janë serioze dhe nuk mendoj që në vitin 2019 ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. Por çka ka nevojë elita politike në Kosovë në 2019, ne që jemi në Qeveri dhe të tjerët që janë në opozitë, është që të bëhemi bashkë rreth disa pritjeve të mëdha që ka vendi dhe ndër to është dialogu Kosovë-Serbi. Zgjedhje në 2019 nuk do të ketë dhe rrëzim të Qeverisë nuk do të ketë”, tha Hoxhaj për Ekonomia Online.
Hoxhaj thotë se debati për taksën ndaj produkteve serbe ka degraduar, ngase sipas tij, institucionet duhet të shohin vendimeve afatshkurta të cilat janë interesat dhe pritjet afatgjate.
“Debati për taksën ka degraduar. Mendoj që Kosova nuk guxon që ta reduktoj politikën e saj të jashtme në dialog dhe dialogun ta reduktoj në taksë. Ky debat ka degraduar, Kosova duhet të sheh përtej vendimeve afatshkurta të cilat janë interesat dhe pritjet afatgjate, strategjike të saj”.
Ai pret që dialogu me Serbinë, i pezulluar pas vendosjes së taksës, të përmbyllet këtë vit, ndërsa në vitin 2020 të ndodh njohja e ndërsjellët.
“Jam i mendimit se viti 2019 mund të jetë një vit historik me nisë një proces negocues, i cili mund të përmbyllet në 2019, por ndoshta në 2020 me njohje të ndërsjellët. Ne duhet të kemi kurajo, vendosmëri dhe përkushtim të mirëfilltë që ta përmbushim këtë temë me Serbinë që natyrisht nuk do të jetë e lehtë”.
Dinamikë të re dialogut, Hoxhaj thotë se mund t’i japë Samiti i Parisit, edhe pse janë shtuar zërat se samiti i gushtit mund të dështojë.
Sipas tij, Samiti i Parisit mund të jetë një hallkë e rëndësishme që ta rikthejë shpejtësinë e dialogut.
“Ende ka hapësirë dhe kohë sa që Samiti i Parisit të jetë një sukses. Ka një vëmendje dhe përkushtim të madh amerikan dhe evropian që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me njohje të ndërsjellët. Padyshim që prej shtatorit mund të ketë një dinamikë të re të dialogut Kosovë-Serbi dhe Samiti i Parisit mund të jetë një hallkë e rëndësishme që ta rikthejë shpejtësinë e dialogut”.
“… por ajo që është e rëndësishme sa i takon Samitit të Parisit është që ne të kemi qëllime të qarta para se të shkojmë në Paris që të ndjekim parime shumë të mirëfillta para se të ulemi në tavolinë dhe ta kemi një mendim strategjik se cilat mund të jenë objektivat madhore të cilat mund t’i përmbushë Kosova jo vetëm në takimin e Parisit, por edhe në dialogun Kosovë-Serbinë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje