Faktin që Edi Rama mbron 30 qershorin si datën e zgjedhjeve, Lulzim Basha e sheh si kohë që Kryeministri kërkon ta shfrytëzojë për të negociuar, sikurse thotë, “kokën e tij”.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu, Basha theksoi se 30 qershori nuk është më një datë kushtetuese.
“Sfidimi i hapur që Edi Rama bën, përpjekja për të vendosur 30 Qershorin kur 30 Qershori tashmë nga pikëpamja kushtetuese nuk përbën më një datë zgjedhje, por nga pikëpamja njerëzore përbën një datë krimi, ky sfidim bëhet me një qëllim, që Edi Rama të ketë mundësi të negociojë për kokën e tij, për pasurinë e tij. Ora nuk pret, koha është e pamëshirë. Javën e ardhshme do të humbim për herë të katërt shansin për të hapur negociatat me Europën. Edi Rama është mëse i kënaqur me këtë situatë, ai e ka tmerr hapjen e negociatave. Edi Rama është më se i kënaqur nga kjo situatë ai e ka tmerr dhe frikë hapjen e kapitujve 23 dhe 24 që do të shtrojnë pikëpyetjen që është në mendjen e shqiptarëve. Çfarë u bë me Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, dosjen e Xibrakës, dosjen 339, kush i mbron Gjiknurin, Ballën të kapur në flagrancë duke pastruar partë më Toyota Yaris”, thotë Basha.
Kryedemokrati tha gjithashtu se vendi po shkon drejt grushtit të shtetit, kurse zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 i konsideron të vjedhura dhe të kontrolluara nga grupet kriminale.
Në një komunikim me gazetarët nga selia blu, Basha deklaroi se votuesit u kërcënuan dhe votat u blenë.
“Këtë bashkëbisedim, po e organizojmë në kushte të jashtëzakonshme, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt situatës së grushtit të shtetit, të organizuar nga mafia e drogës në bashkëpunim me Edi Ramën dhe kupolën e tij tashmë të faktuar të ardhur në pushtet jo përmes votës së qytetarëve por përmes ndihmës së pikërisht narkomafias. Në këto kushte kur tashmë nuk ka asnjë iluzion, asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, nga paratë e pista të drogës, nga kërcënimi masiv dhe shantazhimi masiv i votuesve dhe përkrahësve të opozitës, nga shitblerja masive e votës, nga rrjetet kriminale të drogës, nga Avdylët, në Shijak, tek Shullazët në Tiranë, nga Bajrat në Shkodër, tek Habiljat, tek Xhafajt në Vlorë, nga Sanxhaktarët dhe Çelët në Elbasan, tek bandat e Çobejve dhe Rragamit në Korçë. Ku anembanë Shqipërisë rrjetet kriminale të vlerësuara si të tilla nga raporti i DASH mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të patave të pista këto rrjetet kriminale dy vite më parë përmes një skeme të mirëmenduar, të mirëplanikuar dhe te ekzekutuar në terren me urdhër të Edi Ramës dhe kupolës socialiste asgjësuan procesin politike të vitit 2017. Ne e denoncuam këtë që prej ditës së parë. Raporti i ministrave teknikë i publikuar në fund të korrikut të vitit 2017 zbuloi qartësisht shkallën masive kriminale të shitblerjes së votës dhe të kërcënimit të votuesve nga rrjetet kriminale. raporti i OSBE/ODIHR-uit e cilësoi shitblerjen e votës problemin prioritar numër një në Shqipëri. Ndërkohë për më shumë se dy vite, Prokuroria e kapur tërësisht nga Edi Rama fjeti mbi dosjet “339/1”, 2017 dhe “184” 2016. Me qëllim që të mbronte kriminelët e kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe SHISH duke bashkëpunuar me Damian Gjiknurin, Vnagjush Dakon, Taulant Ballën, Pjerin Ndreun, Paulin Sterkaj, me një duzinë zyrtarë të lartë të PS, përfshi kreun aktual të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën dhe ish kreun e Komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalinë. Kjo shkallë masive dhe sistematike e kërcënimit të votuesve dhe shitblerjes së votës dhe dhunimit të procesit elektoral ishte shkaku i i vetëm për rezultatin paradoksal të 2017-ës dhe për maxhorancës fiktive, në fakt kriminale të Edi Ramës nga e cila buron edhe qeveria e tij ilegjitime”, tha ai. /KlanTV/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas
Paraburgim kundër një personi për vrasje në tentativë në Ferizaj
Në mesnatë kalon afati për paraqitje të personave të sëmurë për votim në zgjedhjet e 8 majit
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri