LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: I kemi rrumbullakësuar reformat në sektorin e sigurisë, tani duhet të kthehet besimi

Spasovski: I kemi rrumbullakësuar reformat në sektorin e sigurisë, tani duhet të kthehet besimi

Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë dy vjet me përkushtim dhe me realizim punon në plotësimin e të gjitha kritereve që priten nga ne. U munduam të nxjerrim rezultate në reformat e fushave kyçe nga prioritetet reformuese urgjente siç janë gjyqësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimet zbuluese, reforma e administratës publike.

Këtë sot e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili mbajti fjalim në mbledhjen e dytë të Grupit drejtues për obligime të ndërmarra për siguri në suaza të Procesit berlinas, në organizim të Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme dhe punët në Komonvelt.

“Pa diskutim është se siguria e shërbimeve të zbulimit ka rol vendimtar në mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe respektimin e qeverisjes të së drejtës. Qëllimi i tyre është të mbledhin, analizojnë dhe transmetojnë informata që janë të domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë, pa dallim nëse është rajonal, kombëtar ose global dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, me theks të rolit parandalues”, tha Spasovski.


Përveç vullnetit politik fuqishëm të shprehur për plotësimin e tërësishëm të rekomandimeve të Pribes, siç tha, motivim i fuqishëm me të cilën inkuadrohet drejt zbatimit të reformave është kthimi i besimit në institucionet shtetërore, besimi se veprojnë duke e respektuar ligjin dhe në pajtim me standarde të larta etike dhe profesionale.

Ministri Spasovski potencon se shteti ynë është partner i sigurt dhe strategjik që di të bashkangjitet në marrëveshjen, t’i plotësojë obligimet e tij dhe pret që Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë përkrahje nga vendet anëtare të BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Kalo në kategori