LAJMI I FUNDIT:

Raportohet se Milani i ka humbur 413 milionë euro në pesë vitet e fundit

Raportohet se Milani i ka humbur 413 milionë euro në pesë vitet e fundit
Bordi drejtues i Milanit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Corriere dello Sport ka analizuar financat e Milanit, gjersa ka paralajmëruar se deri në fund të këtij viti mund të humbë deri në 100 milionë euro, ndërsa thuhet se ka një bilanc negativ prej 413 milionë euro në pesë vitet e fundit.

Rossonerët janë duke e pritur vendimin final të UEFA-s për shkelje të rregullit financiar, e që mund të jetë një dënim i rëndë për ta, për shkak që janë në bilanc negativ në financa dhe mund të dënohen për disa afate mos transferim të lojtarëve.

Klubi ka kaluar në tre pronarë në këto tre vitet e fundit, pas Silvio Berlusconit, Yonghong Li dhe tani që po udhëhiqet nga Elliott Menagment, por që kriza financiare sa shkon e thellohet.


Skuadra e Milanit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Dështimi që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, e ka thelluar edhe më shumë krizën financiare te Milani, derisa pritet që t’i humbë edhe 100 milionë euro në këtë vit.

Klubi italian është i detyruar që t’i bëjë së paku 30 milionë euro të hyra deri në fund të muajit qershor, në mënyrë që t’i ikë suspendimit nga UEFA për disa afate të transferimeve.

Humbjet kanë qenë të mëdha në pesë vitet e fundit, nga 91 milionë në vitin 2014, 126 milionë nga 2017/18.

Gjatë kësaj periudhe, Milani ka humbur deri në 413 milionë euro, por që deri në fund të viti kjo shumë mund të shkojë në 513 milionë. /Telegrafi/