LAJMI I FUNDIT:

Në konferencën rajonale u kërkua që Serbia të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë

Në konferencën rajonale u kërkua që Serbia të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohen punimet e Konferencës rajonale që organizohet nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore.

Fatmir Sejdiu, ish president i Kosovës, tha se tema e zgjedhur dhe qëllimi themelor i Federatës është që të shtrihet një aktivitet i dendur i gjithë punonjësve për paqe.


“Jemi në një rrugë që duhet ta ndërtojmë bashkë me qytetarët e Kosovës. Një nga pikat themelore të orientimit që ka pas Kosova është të gjendet një rehati shpirtërore reale për qytetarët e saj. Federata e paqes universale ka mision të ofrojë njerëzit e politikës e biznesit, komuniteteve fetare, gratë, rininë”, tha Sejdiu, raporton kp.

E Binak Ulaj, kryetar i Federatës Universale për Paqe në Kosovë, tha se derisa Republika e Kosovës ka bashkëpunim me shtetet fqinje, bashkëpunimi me Serbinë është ende në prag rrjedhave integruese për shkak të mos gatishmërisë së krerëve të institucioneve të  Beogradit.

Sipas tij, Serbia duhet të kërkojnë falje për krimet e kryera në Kosovë e Bosnje.

Ai përmendi deklaratën e kryeministres serbe Ana Brnabiq e cila ka thënë se shqiptaret kanë zbritur nga mali.

“Deklarata të tilla dëshmojnë se në mendje dhe zemër i kanë ende projektet kundër shqiptare”, tha ai.

Ai tha se të rinjtë shqiptarë nuk i karakterizon urrejtja ndaj serbëve, janë për bashkëjetesë.

Në ketë konferencë do të bëhet edhe emërimi i Ambasadorëve për Paqe.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori