LAJMI I FUNDIT:

Neymar zbulon dëmtimin e tij të tmerrshëm në një postim në rrjetet sociale

Neymar zbulon dëmtimin e tij të tmerrshëm në një postim në rrjetet sociale
Lëndimi i tmerrshëm i Neymarit në kyçin e këmbës

Neymar e ka zbuluar dëmtimin e tmerrshëm në kyçin e këmbës pasi u detyrua të tërhiqej nga Copa America.

Ylli brazilian ka shqyer ligamentet në kyçin e këmbës së djathtë gjatë një ndeshje miqësore ndaj Katarit në Brazil.


Kështu, kombëtarja Selecao tani do të jenë pa kapitenin e tyre në Copa America pasi testet zbuluan dëmtimin e tij.

Përcaktohet shkalla e dëmtimit të Neymar, problemet rritën për brazilianin – sponsorët po i largohen
Lexo po ashtu Përcaktohet shkalla e dëmtimit të Neymar, problemet rritën për brazilianin – sponsorët po i largohen

Neymar, 27-vjeçar, tani u ka treguar përkrahësve të tij lëndimin, pasi ai fillimisht ishte larguar nga fusha me paterica.

Lëndimi i tmerrshëm i Neymarit në kyçin e këmbës

Në një postim në profilin e tij në Instagram, Neymar e ka zbuluar fryrjen e tmerrshme të kyçit të këmbës së tij.

Lojtari më i shtrenjtë në botë kishte lënë fushën e lojës në lot, ndërsa thuhet se minimalisht do të mungojë gjashtë deri në tetë javë. /Telegrafi/