Nga: Woody Allen
Përktheu: Telegrafi
E përmenda më parë se isha në Evropë. Nuk është hera e parë që kam qenë në Evropë; kam qenë në Evropë shumë vite më parë me Ernest Hemingway-n. Hemingway sapo kishte shkruar romanin e tij të parë. Gertrude Stein dhe unë e kemi lexuar atë. Thamë se ishte një roman i mirë, por jo i madh; se duhej punë, porse mund të bëhej një libër i mirë. Ne qeshnim për këtë. Hemingway më rrahu gojës.
Atë dimër Picasso jetoi në Rue d’Barque dhe sapo kishte bërë pikturën e një dentisteje të zhveshur në mes të shkretëtirës Gobi. Gertrude Stein tha se ishte një tablo e mirë, por jo e madhe. Unë thashë se mund të ishte një pikturë e mirë. Ne qeshnim për këtë dhe Hemingway më rrahu gojës.
Francis Scott dhe Zelda Fitzgerald u kthyen në shtëpi nga gostia e tyre e çmendur e vigjiljes së Vitit të Ri. Ishte prill. Scotti kishte shkruar vetëm “Pritjet e mëdha”. Gertrude Stein dhe unë e lexuam. Thamë se ishte një libër i mirë, porse nuk kishte nevojë ta shkruante, sepse Charles Dickens veç e kishte shkruar atë. Ne qeshnim për këtë dhe Hemingway më rrahu gojës.
Atë dimër shkuam në Spanjë për të parë Manoletën dhe ai… dukej se ishte tetëmbëdhjetë vjeç. Gertrude Stein tha jo, ai ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, por dukej si tetëmbëdhjetë vjeç. Unë thashë se ndonjëherë një djalë tetëmbëdhjetë vjeç do të duket si nëntëmbëdhjetë vjeç, ndërsa herë të tjera një nëntëmbëdhjetë vjeç mund të duket lehtë si tetëmbëdhjetë vjeç. Kjo është mënyra si është një spanjoll i vërtetë. Ne qeshnim për këtë dhe Gertrude Stein më rrahu gojës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje