LAJMI I FUNDIT:

Ndalen bisedimet mes Chelseat dhe Real Madridit për Hazardin

Ndalen bisedimet mes Chelseat dhe Real Madridit për Hazardin
Foto: Goal.com

Bisedimet në mes të Chelseat dhe Real Madridit për Eden Hazardin janë ndaluar në mënyrë të befasishme, bëjnë të ditur mediat në Angli.

Shefi ekzekutiv i skuadrës spanjolle, Jose Angel Sanchez, ka qenë në Londër për ta mbyllur marrëveshjen, por duket se nuk është arritur asnjë progres rreth transferimit.

Sipas The Evening Standard, bisedimet janë ndaluar, pasi Chelsea kërkon mbi 120 milionë euro nga shitja e Hazard, mirëpo Real Madridi refuzon të paguajë atë shumë.


Foto: Jose Angel Sanchez

Mediumi anglez raporton se edhe pse bisedimet janë ndaluar për mes të dyja klubeve, belgu ende mund të largohet nga Stamford Bridge.

Hazard bëri me dije pas triumfit në Ligën e Kampionëve se ka ardhur koha që të përshëndetet me klubin, duke i falënderuar ata për kohën e kaluar aty.

Belgu ka edhe një vit kontratë me blutë, ndërsa pritet të largohet pas shtatë vitesh qëndrimi në Londër. Hazard kishte përsëritur disa herë që ëndrra e tij është që të luajë në Santiago Bernabeu dhe me Zinedine Zidanen si trajner, andaj në verë duket se do të ndodhë përfundimisht një gjë e tillë. /Telegrafi/