LAJMI I FUNDIT:

Partia e Drejtësisë: Fitër Bajrami le të shërbejë për solidaritet dhe unitet në mes njeri-tjetrit

Partia e Drejtësisë: Fitër Bajrami le të shërbejë për solidaritet dhe unitet në mes njeri-tjetrit

Partia e Drejtësisë, me rastin e festës së Fitër Bajramit dhe përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke lutur Zotin e Plotfuqishëm, që t’ua ketë pranuar agjërimin dhe punët e mira.

“Besimtarët myslimanë, pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice për Krijuesin, festojnë Fitër Bajramin si festën e mëshirës së Zotit ndaj nesh dhe devotshmërisë sonë ndaj Atij.


Festa e Fitër Bajramit, përcjell mesazhin për sakrificë, zemërgjerësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit.

Andaj urojmë në këtë ditë feste që në familjet tona të mbizotërojë vetëm gëzimi, lumturia dhe begatia, ngase në këtë mënyrë dëshmohet pranimi i agjërimit dhe sakrificës së bërë gjatë këtij muaji të bekuar.

PD uron që vlerat e fuqizuara islame gjatë muajit të bekuar të Ramazanit të qindra mijëra qytetarëve të Republikës së Kosovës të shërbejnë si shtylla të fuqishme të shtetndërtimit të vendit.”, thuhet në urimin e PD-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori