LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gjilani transferon Erlis Frashërin

Zyrtare: Gjilani transferon Erlis Frashërin
Erlis Frashëri duke nënshkruar me Gjilanin (Foto: SC Gjilani/Facebook)

Erlis Frashëri është lojtari më i ri i klubit kuqebardhë, Gjilanit.

Sot (e hënë) Gjilani ka njoftuar se ka finalizuar marrëveshjen me mbrojtësin e krahut të djathtë, Erlis Frashëri.

Mbrojtësi 31-vjeçar i lindur në Korçë, në skuadrën e Gjilanit vjen nga kampionati shqiptar apo më saktësisht nga skuadra e Teutës së Durrësit, ku kishte luajtur sezonin e fundit.


Gjilani kërkon përforcime nga Shqipëria, iu bënë oferta tre lojtarëve të Flamurtarit të Vlorës
Lexo po ashtu Gjilani kërkon përforcime nga Shqipëria, iu bënë oferta tre lojtarëve të Flamurtarit të Vlorës

Frashëri për skuadrën e Gjilanit ka firmosur sot bashkëpunimin apo kontratën e vlefshme për një vit.

Në njoftimin e klubit gjilanas thuhet se përvoja e Frashërit është e mirëseardhur në skuadrën e tyre, pasi më parë ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në Superioren e Shqipërisë.

31-vjeçari në të kaluarën ka luajtur për klubet e njohura shqiptari si Partizani, Skënderbeut dhe Luftëtari.

Frashëri thuhet se është pikënisja e projektit të ri të skuadrës së Gjilanit, kurse ditëve në vijim klubi do ju informoj për hapat e mëtutjeshëm dhe zyrtarizimet të tjera të futbollistëve. /Telegrafi/