LAJMI I FUNDIT:

Hazard mund të prezantohet te Real Madridi në një të ardhme të afërt

Hazard mund të prezantohet te Real Madridi në një të ardhme të afërt

Është çështje ditësh ose orësh, kur Eden Hazard mund ta kompletojë transferimin te Real Madridi, duke u larguar kështu nga Chelsea, raportojnë mediat në Spanjë.

Ylli belg duket se më në fund po e kompleton transferimin te skuadra spanjolle për një shumë rreth 120 milionë euro, pas shtatë vitesh qëndrimi në Stamford Bridge.

Sipas Marca, bisedimet kanë shkuar në rrugën e duhur, andaj një marrëveshje mund të arrihet në orët e ardhshme për mesfushorin ofensiv.


Eden Hazard (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, AS raporton se ende nuk është arritur marrëveshja rreth shumës që Real Madridi duhet t’i paguajë Chelseat.

Hazard shtoi edhe më tej zërat se marrëveshja ishte kompletuar, gjersa ishte parë duke u fotografuar me një fanellë të skuadrës spanjolle.

28-vjeçari ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 17 asistime në sezonin që lamë pas për Chelsean, ndërsa u përshëndet me tifozët pas triumfit në Ligën e Evropës. /Telegrafi/