LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Stoltenberg fillojnë takimin e lartë NATO-Maqedoni e Veriut

Zaev-Stoltenberg fillojnë takimin e lartë NATO-Maqedoni e Veriut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli Atlantik të Veriut (NAK), në të cilin janë ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të Aleancës, sot me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake janë pritur në platenë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas çka pritet që të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zaev dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s e cila do të mbahet pas përfundimit të pjesës së punës së Këshillit Veriatlantik me Komitetin për Integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe përfaqësues të Qeverisë

Gjatë ditës së sotme, Stoltenberg dhe ambasadorët e Këshillit atlantik të Veriut do të priten edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.


Stoltenberg në Maqedoninë e Veriut arriti dje pasdite, ndërsa në mbrëmje mori pjesë në pritjen në Kuvend të cilën e organizoi spikeri i Kuvendit Talat Xhaferi. Prej atje sekretari i përgjithshëm i NATO-s porositi se me padurim e presin Maqedoninë e Veriut si vendi i 30-të anëtar i Aleancës Veriatlantike.

“Së shpejti, kur procesi i anëtarësimit tuaj do të përfundojë, me padurim do ta pres Maqedoninë e Veriut si vend i tridhjetë anëtar në Aleancën tonë. Dhe ta shoh flamurin tuaj duke valëvitur para selisë sonë në Bruksel, si dhe në misionet dhe operacionet tona gjithkund në botë”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg dhe përfaqësuesit e lartë të NATO-s vijnë për vizitë të parë në Shkup pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të vendit në Aleancë. Nga shkurti kur është nënshkruar Protokolli për anëtarësim të vendit në NATO, e deri më tani e kanë ratifikuar 14 shtete-anëtare. pritet që në qershor të hyjë në procedurë edhe në SHBA dhe të përfundojë këtë vjeshtë. Procesi i ratifikimit, së bashku vlerësojnë kompetentët, mund të përfundojë edhe para Samitit të Aleancës të caktuar në dhjetor në Londër. /AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori