Ka një kohë të gjatë që partitë opozitare në Kosovë po synojnë të nisin një mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Një nismë e para disa muajve, kishte dështuar, ndërkohë që ajo është aktualizuar sërish këto dy javët e fundit. Ditë më parë krerët e partive opozitare kanë nisur takimet për të diskutuar rreth rikthimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend.
Për këtë qëllim, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka realizuar gjatë javës së fundit takime të ndara kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atë të Partisë Social-Demokrate Shpend Ahmeti.
“Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, kishte shkruar Albin Kurti pas takimit me Mustafën.
Po ashtu, edhe pas takimit me kryetarin e Partisë Social-Demokrate, Shpend Ahmeti, në njoftimet për media ishte thënë se ka dakordim për hapat që do të ndërmerren nga opozita për të ngritur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë dhe dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Përkundër këtyre deklaratave të vazhdueshme të partive opozitare për rrëzimin e Qeverisë, partitë në koalicionin qeverisës, thonë se nuk kanë frikë nga nismat e opozitës. Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se partitë opozitare janë të lira të nisin mocionin për rrëzimin e qeverisë që udhëheq ai.
“Është një proces legjitim i opozitës dhe mendoj që opozita po i zbaton të drejtat e veta. Votat mund të ua jap nëse e vlerësojmë. Aktualisht kemi vlerësuar të vazhdojmë të punojmë, pra të kryejmë punët e Kosovës. Ta shfrytëzojmë kohën për ato tema të cilat janë me rëndësi”, tha Haradinaj.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se nisma për mocion për rrëzimin e qeverisë, është një refren i vjetër i opozitës. Sipas tij, ka rreth një vit që LDK, Vetëvendosje dhe PSD, flasin për një mocion për rrëzimin e qeverisë dhe nuk kanë as guxim e as kurajopër të bërë një gjë të tillë.
“Sikur ta kishin vërtetë seriozisht tashmë do të inicionin mocionin, sepse ligjërisht e kanë të mundshme, i kanë numrat e mjaftueshëm për të iniciuar një procedurë të tillë, por vetë fakti që ata nuk e kanë bërë këtë çështje konkrete e flasin pothuajse çdo apo çdo javë, tregon se kjo është më shumë një tentim për zhvendosje të vëmendjes nga problemet e tyre të brendshme tek një çështje tjetër, e cila realisht nuk do të konkretizohet”, thotë Krasniqi.
Edhe Bilall Sherifi, shef i Grupit Parlamentar të Nismës Social Demokrate, tha për Radion Evropa e Lirë se mocioni në fjalë është vetëm një nga veprimet më të zakonshme të opozitës. Sherifi tha se lirisht partitë opozitare le të provojnë të ngritin mocion nëse i kanë numrat.
“Nganjëherë është mirë të bëjnë edhe si ushtrime demokratike të mocionit, pa marrë parasysh se cili mund të jetë rezultati në fund. Por, ajo që aktualisht mund të them është që nuk kam bindjen që janë votat për të rrëzuar qeverinë, por kjo nuk duhet të dekurajojë opozitën dhe të mos ngritë fare mocion mos-besimi ndaj qeverisë”, tha Sherifi.
Në anën tjetër, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se kanë siguruar 58 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë, duke shtuar tha se 58 votat e siguruara janë të partive opozitare dhe se nuk kanë kërkuar votat e Listës Serbe për ta rrëzuar Qeverinë. Për të pasur sukses një mocion për rrëzimin e Qeverisë, nevojiten 61 nga 120 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, i kanë gjithsej 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe për suksesin e një mocioni të mosbesimit për Qeverinë, nevojiten edhe 5 vota.
Koalicioni qeverisës e ka humbur shumicën në Kuvend nga momenti kur Lista Serbe, e cila është pjesë e Qeverisë, ka vendosur që në Kuvend të kalojë në opozitë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën