LAJMI I FUNDIT:

Halimi shënon gol të mrekullueshëm dhe kualifikon Brondbyn në Ligën e Evropës

Halimi shënon gol të mrekullueshëm dhe kualifikon Brondbyn në Ligën e Evropës

Besar Halimi ka qenë vendimtar në fitoren e Brondbyt 4-2 ndaj Randers në kuadër të ‘Play-Off’-it në elitën e futbollit danez.

Në fakt ishte ndeshja finale për dy skuadrat, pasi fitorja i dërgonte ato në Ligën e Evropës.


Brondby ishte në disavantazh prej dy golave 0-2, por arriti të rikthehej dhe të shënonte katër gola në pjesën e dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

Mesfushori gjilanas ishte në bankën rezervë në këtë takim derisa u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të.

Vetëm shtatë minuta i mjaftuan Halimit për të shënuar një gol të mrekullueshëm për t’i dhënë epërsinë e parë Brondbyt.

Edhe pse shënoi Halimi nuk festoi shumë, pasi ishte i revoltuar me trajnerin e skuadrës Martin Retov.

Gjilanasi në shtatë takimet e fundit ishte paraqitur vetëm në dy prej tyre, ku në njërën luajti vetëm një minutë dhe ndaj Copenhagës 18 minuta.

Gjithsesi pas këtij goli të shënuar, sigurisht që Retov është penduar që nuk e ka aktivizuar më shumë yllin e Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori