LAJMI I FUNDIT:

“Tradhtuan liderin suprem gjatë takimeve me Trump”, Kim Jong Un merr masa të ashpra ndaj tyre, disa edhe duke i ekzekutuar (Foto/Video)

“Tradhtuan liderin suprem gjatë takimeve me Trump”, Kim Jong Un merr masa të ashpra ndaj tyre, disa edhe duke i ekzekutuar (Foto/Video)

Kim Jong-un besohet të ketë ekzekutuar të dërguarin e tij në Shtetet e Bashkuara për ‘tradhtimin e liderit suprem’ gjatë samitit të dështuar të Hanoit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kim Hyok Chol, i cili e shoqëronte Kim-in në trenin e tij privat si i dërguari bërthamor në samitin e Vietnamit me presidentin Donald Trump, u qëllua për “humbje ndaj SHBA-së”, gjatë bisedimeve bërthamore, ka raportuar mediumi i Koresë së Jugut, Chosun Ilbo.

Kim Hyok Chol, përfaqësuesi i posaçëm i Koresë së Veriut për çështjet e SHBA-së, thuhet se u ekzekutua nga skuadra e qitjes pasi ai dyshohet se u bë një ‘spiun’ për SHBA-në kur bisedimet u ndërprenë midis presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un

Siç shkruan DailyMail, Kim Hyok Chol u ekzekutua në mars në aeroportin Mirim së bashku me katër zyrtarë të lartë të ministrisë së jashtme pas një hetimi, “citoi gazeta një burim të paidentifikuar”.


Zyrtarët e tjerë nuk u emëruan, por të gjithë thuhet se u bënë “spiunë” të SHBA-së, pasi samiti i dytë i dështuar midis Trump dhe Kim përfundoi papritmas në shkurt.

Kim Yong Chol (majtas), Trump dhe Kim Song Hye (djathtas) të cilët punuan së bashku me Chol në Hanoi u dërguan të dy në kampet e detyruara të punës për “ri-arsimim ideologjik”

Ndërsa siç thuhet tutje, një tjetër zyrtar i lartë, Kim Yong Chol, i cili kishte qenë në diskutimet bërthamore me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, u dërgua në një kamp pune të detyruar për “ri-arsimim ideologjik”.

Gjithashtu, Kim Song Hye, një grua që punoi me Kim Hyok Chol në bisedimet me Pompeon, thuhet se u dërgua në një kamp tjetër burgu.

Gazeta tha gjithashtu se përkthyesja e Kim Jong Un, Shin Hye Yong, u dërgua në një kamp burg për një gabim gjatë samitit.

Ajo nuk arriti të përkthejë propozimin e ri të Kim kur Trump deklaroi ‘asnjë marrëveshje’ dhe u largua nga tryeza, njoftoi Chosun, duke cituar një burim tjetër diplomatik të paidentifikuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
U dënua 150 milionë dollarë për shpifje, Rudy Giulianit i merren Mercedesi, orët luksoze dhe unaza e diamantit

U dënua 150 milionë dollarë për shpifje, Rudy Giulianit i merren Mercedesi, orët luksoze dhe unaza e diamantit

Amerika
Trump kërkon dhjetë miliardë dollarë si dëmshpërblim prej New York Times

Trump kërkon dhjetë miliardë dollarë si dëmshpërblim prej New York Times

Amerika
Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit

Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit

Amerika
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Mbeten pa para qeveritë në Paris dhe Berlin

Mbeten pa para qeveritë në Paris dhe Berlin

Evropa
Kalo në kategori