LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Contes si trajner i Interit: Jam i emocionuar, e zgjodha për shkak të historisë

Fjalët e para të Contes si trajner i Interit: Jam i emocionuar, e zgjodha për shkak të historisë

Antonio Conte ka folur fjalët e para si trajner i Interit menjëherë pas zyrtarizimit në stolin e Nerazzurrëve.

Interi ka zyrtarizuar në orët e para të mëngjesit emërimin e Contes si zëvendësuar të Luciano Spallettit në krye të klubit.


Emërimi si trajner i Interit e ka lumturuar shumë italianin, i cili ka thënë se është i emocionuar, ndërsa zgjedhjen e bërë për shkak të historisë së klubit.

Zyrtare: Conte trajner i ri i Interit
Lexo po ashtu Zyrtare: Conte trajner i ri i Interit

“Një kapitull i ri në jetën time po fillon, jam shumë i emocionuar”, ka thënë fillimisht Conte pas marrjes së drejtimit të Interit.

“Përmes punës sime, do të përpiqem të paguaj të gjithë besimin që Presidenti dhe drejtorët kanë vendosur në mua”.

Conte dhe presidenti Steven Zhang (Foto: Inter.it)

“Kam zgjedhur Interin për shkak të klubit që është, për shkak të bazës së shëndoshë të projektit dhe ambicies së tyre. Për shkak të historisë së Interit”.

“U binda nga transparenca e klubit dhe dëshira për të sjellë Interin përsëri aty ku i takon”, përfundoi trajneri italian.

Conte duke festuar së bashku me familjen e tij fitimin e trofeut me Juventusin (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

49-vjeçari nga Lecce ka një karrierë të pasur si trajner duke fituar shumë në të kaluarën.

Titulli i Serie B me Barin ishte pikënisje e karrierës, tre trofe të Serie A dhe dy Kupa të Italisë me Juventusin, një Ligë Premier dhe një FA Cup me Chelsean janë trofetë e fituar nga Conte. /Telegrafi/  

Conte fitoi Ligën Premier dhe FA Cup te Chelsea (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori