LAJMI I FUNDIT:

Hazard konfirmoi largimin, statistikat e belgut me Chelsean – shumë trofe, gola dhe asistime

Hazard konfirmoi largimin, statistikat e belgut me Chelsean – shumë trofe, gola dhe asistime
Eden Hazard (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Eden Hazard ka shkruar emrin me shkronja të arta në historinë e klubit anglez, Chelsea.

Ylli belg u transferua në verën e vitit 2012 në Stamford Bridge nga skuadra franceze, Lille, për një shifër të raportuar prej 32 milionë funtesh apo diçka më shumë se 35 milionë euro.


Që nga ajo kohë, Hazard ka zhvilluar plot 352 ndeshje me fanellën e Bluve duke pasur statistika mbresëlënëse dhe duke fituar shumë trofe ekipor dhe individual.

Hazard e konfirmon largimin: Unë e kam marrë vendimin, është një lamtumirë - gjithçka varet nga dy klubet
Lexo po ashtu Hazard e konfirmon largimin: Unë e kam marrë vendimin, është një lamtumirë - gjithçka varet nga dy klubet

Hazard nga këto paraqitje në shtatë sezone ka shënuar gjithsej 110 gola, teksa ka shtuar edhe 92 asistime duke qenë ndër më meritorët në sukseset e Chelseat.

Hazard me trofeun e fundit të Ligës së Evropës (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi 28-vjeçar në këto vite ka fituar dy tituj të Ligës Premier, ndërsa me fitoren e djeshme (e mërkurë) ndaj Arsenalit në finale të Ligës Premier, ka koleksionuar trofeun e dytë në garën e dytë më të madhe ekipore evropiane.

Sarri flet për të gjitha: Fitorja në finale, Hazard dhe ofertat nga Serie A
Lexo po ashtu Sarri flet për të gjitha: Fitorja në finale, Hazard dhe ofertat nga Serie A

Belgu gjithashtu ka fituar edhe një trofe të Kupës FA dhe një League Cup (EFL) në aspektin ekipor, ndërsa nuk munguan as çmimet individuale.

Ai gjithashtu në një sezon u zgjodh lojtari më i mirë i vitit në Ligën Premier dhe një herë “FWA POTY”, çmim që jepet nga gazetarët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori