LAJMI I FUNDIT:

TikTok planifikon të prodhojë telefona të zgjuar (Video)

TikTok planifikon të prodhojë telefona të zgjuar (Video)

Kompania ByteDance që e ka në pronësi platformën TikTok, raportohet se planifikon të prodhojë telefona të zgjuar, si pjesë e një projekti të ri.

Financial Times raporton se për këtë projekt, ka mësuar nga dy njerëz të afërt me kompaninë, gjatë ditëve të fundit, transmeton Telegrafi.


Projekti konsiderohet si shumë ambicioz, derisa do të shfrytëzohen emrat e famshëm të platformës, që të joshen blerësit e rinj dhe të mundet konkurrenca.

Përpos TikTok, ByteDance e ka në pronësi edhe Jinri Toutiao, platformën e njëjtë me TikTok, që funksionon në Kinë me emrin Douying, si dhe aplikacionin për shkëmbimin e mesazheve Flipchat.

Raportohet se kompania e njëjtë, do të krijojë edhe shërbime për ofrimin e muzikës të njëjta sikur Apple Music dhe Spotify.

Deri më tani, TikTok është shumë e popullarizuar dhe ka shumë shikues, që i përcjellin videot me kohëzgjatje të shkurtër, të pëlqyera kryesisht nga përdoruesit e rinj në moshë. /Telegrafi/