LAJMI I FUNDIT:

VLC player për Android

VLC player për Android

Aplikacioni i popullarizuar VLC media player së shpejti do të jetë në dispozicion të pajisjeve të cilat funksionojnë me sistemin operativ Android.

Ekipi i cili qëndron para video playerit me burim të hapur do të lansojë versionin Android të këtij aplikacion qysh në fillim të vitit 2011, shumë më gjasë disa javë pas Vitit të Ri, ani pse data e saktë ende nuk është bërë e njohur.

Ky program i cili nuk kërkon shumë hapësirë e mbështetje mbështet shumë lloje formatesh, derisa versioni për sistemin operativ iOS është lansuar gjatë tetorit.


Versioni Android i këtij playeri është në proces të zhvillimit qysh disa muaj, por ajo që po e ngadalëson janë disa probleme që lidhen me ekzekutuesin e skripteve Java. /Telegrafi/