LAJMI I FUNDIT:

MPB: Është vërtetuar kush qëndron pas profilit në ‘Facebook’, është njoftuar edhe prokuroria

MPB: Është vërtetuar kush qëndron pas profilit në ‘Facebook’, është njoftuar edhe prokuroria

Gjatë 12 orëve të fundit, në rrjetin social ‘Facebook’ nga një profil ‘El Cheka’ u publikuan biseda të përgjuara në mënyrë të paligjshme të zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Për këtë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme duke thënë se me koordinim me prokurorinë publike po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit me publikimin e incizimeve nga përgjime në rrjetin social ‘Facebook”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është vërtetuar se kush qëndron pas profilit në ‘Facebook’ dhe se ku janë publikuar këto përmbajtje dhe se për këtë është njoftuar prokuroria. Gjithashtu, është njoftuar edhe rrjeti social ‘Facebook’, përkatësisht kompetentët nga kjo kompani,  janë  njoftuar se janë publikuar përmbajtje joligjore në ‘Facebook’.


Nga MPB shtojnë se pas zbardhjes së plotë të rastit, MPB do të ngrisë padi penale kundër kryesit dhe se për këtë do të informohet publiku.

Më herët janë publikuar disa audio-incizime ku ishte i përfshirë edhe ish deputeti Pavle Bogoevski. Bogoevski akuzoi ish kryeministrin Nikolla Gruevski se ai qëndron pas publikimit të audio-incizimeve duke thënë se ky audio-incizim ka për që t’i bëhet dëm politik strukturës qeverisëse, që pastaj OBRM-PDUKM të kthehet në pushtet.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori