Shfaqet për herë të parë, brendësia e këtij SUV elektrik
Në fillim të muajit, u shpërndanë fotografi që e tregonin enterierin e rivalit të makinave Tesla, nga kompania BMW, që pritet të quhet i5, transmeton Telegrafi. Meqenëse ishte ende në procesin e testimit, shumica e pjesëve të iNext, ishin të mbuluara me pëlhurë të trashë.
Mirëpo, vërehej mungesa e sistemit të informimit, derisa ekrani tjetër digjital ishte tërësisht jashtë pjesë së përparme. Deri më tani, BMW nuk ka treguar ndonjë detaj të këtij SUV, ndërsa ka shpërndarë së fundmi imazhet, që tregon vetëm disa pjesë nga enterieri.
Imazhi është i errët dhe shfaqë shumë pak, por mjafton të shihet platforma e lakuar, që ka bërë bashkë sistemin e informimit, si dhe pjesën tjetër ku besohet të jetë një ekran i ndjeshëm në prekje.
Domagoj Dukec që është shefi i dizajnit në BMW, ka njoftuar se ekrani i krijuar nga materiali kualitativ, është i kthyer tërësisht nga shoferi. “E tëra është në një sipërfaqe te vetme dhe të lakuar, që zë hapësirë të madhe në pjesën e përparme. Kjo është krijuar, për ta orientuar dhe ndihmuar sa më shumë shoferin” ka thënë Dukec.
Sistemi i veçantë, që edhe te makinat tjera është i ndarë në dy pjesë, pritet të jetë më i avancuari që është instaluar ndonjëherë. Madje, ekrani do të shihet vetëm nga shoferi dhe të fshihet prej pasagjerëve, duke lënë të kuptohet se në ekran do të shfaqen edhe detaje, nga pajisjet personale të shoferit.
Ky ekran, është në mesin e shumë risive teknologjike të BMW iNext, që pritet të hyjë në prodhim më 2021. Niveli i autonomisë në këtë SUV, do të jetë 600 kilometra, ndërsa do të ketë nivelin e tretë të vet vozitjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë – gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij
Tesla e paditi Teslën
Kjo veturë BMW 323i E30 e vitit 1985 është në shitje për 120,000 euro – dhe ka disa arsye për këtë!
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?