LAJMI I FUNDIT:

Meta e quan skandal pengimin e Ramiz Kelmendit për të investuar në Tiranë (Video)

Meta e quan skandal pengimin e Ramiz Kelmendit për të investuar në Tiranë (Video)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se pengimi i zhvillimit të investimit nga ana e afaristit Ramiz Kelmeni në Tiranë është skandal.

Meta, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se e ka ndjekur me shqetësim pengimin e biznesit të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi në Shqipëri.

“Kam ndjekur nga mediat atë rast dhe më është dukur diçka e pabesueshme se si mund të ndodh një rast i tillë. Por në çdo aspekt, mendoj se ky është një qëndrim i administratës në raport me ligjin dhe jo me bizneset kosovare”.


“Ajo çfarë është paraqitur nga zoti Kelmendi është një rast skandaloz, sepse tregon një mungesë të madhe të respektit, jo thjesht ndaj investitorit por edhe ndaj ligjit dhe është një problem mjaft serioz”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ramiz Kelmendi tregon për pengesat që i bëri Erion Veliaj për të investuar 12 milionë euro në Tiranë (Video)
Lexo po ashtu Ramiz Kelmendi tregon për pengesat që i bëri Erion Veliaj për të investuar 12 milionë euro në Tiranë (Video)

Pronari i kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, në një intervistë në emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com me gazetarin Lulzim Ahmeti kishte folur për pengesat që i janë bërë në tentimin e tij, për të investuar në Tiranë./Telegrafi/