LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Milani e largon Leonardon

Zyrtare: Milani e largon Leonardon

Milani  në një komunikatë zyrtare ka njoftuar se Leonardo është larguar nga posti i drejtorit sportiv. 

Në deklaratën e publikuar nga AC Milani shkruhet se klubi e falënderon Leonardon për kontributin e rëndësishëm në klub.

“Leonardo u bashkua me AC Milanin në kohën më të nevojshme, disa javë para mbylljes së afatit kalimtar të verës”.


Leonardo i Milanit . (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

“Në rrethana shumë të vështira ai vuri zemrën dhe shpirtin e tij në adresimin e një situate shumë të komplikuar, duke transmetuar energji”.

“Unë i jam shumë mirënjohës Leonardos për gjithçka që ai ka kontribuar në Klubin tonë të madh dhe i uroj atij sukses në përpjekjet e tij të ardhshme”, ka thënë Gazidis.

Ish-mesfushor dhe trajneri u kthye në San Siro verën e kaluar pasi klubi u morr nga Elliott.

Paolo Maldini e Leonardo . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Megjithatë, klubi nuk arriti ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve. Milan pritet gjithashtu të njoftojë edhe largimin e trajnerit Gennaro Gattuso. /Telegrafi/