LAJMI I FUNDIT:

Leonardo dhe Gattuso pritet të njoftojnë të martën largimin nga Milani

Leonardo dhe Gattuso pritet të njoftojnë të martën largimin nga Milani

Trajneri Gennaro Gattuso dhe drejtori sportiv Leonardo do të njoftojnë largimet e tyre nga Milani gjatë të martës, raportojnë mediat italiane.

Vendimi për këtë thuhet se vjen pas një takimi midis drejtorit të përgjithshëm, Ivan Gazidis dhe Gattuso këtë mbrëmje.


Sipas mediumit Sky Sport Italia, takimi ka qenë shumë miqësor dhe palët do të përfundojnë kontratën me pëlqimin e ndërsjellë.

Gattuso: Jam i rraskapitur, dua të dëgjoj çfarë mendon klubi për punën time
Lexo po ashtu Gattuso: Jam i rraskapitur, dua të dëgjoj çfarë mendon klubi për punën time

Rossonerët përfunduan sezonin në vendin e pestë, një pikë jashtë vendeve të Ligës së Kampionëve që u zënë nga Atalanta dhe Inter.

Gattuso mori përsipër drejtimin e Vincenzo Montellas në nëntor të vitit 2017, vetëm disa muaj pasi iu dha puna tek ekipi i të rinjve Primavera në Milanello.

Gattuso pritet të largohet nga Milani

Gjatë kohës së kaluar si trajner i Milanit, italiani mori 40 fitore, 22 barazime dhe 20 humbje.

Ka pasur tashmë raporte të shumta që drejtori Leonardo po jep dorëheqje, pasi ai ka marrë oferta nga Federata braziliane dhe gjithashtu nga klubi i tij i vjetër Paris Saint-Germain.

Leonardo gjithashtu pritet të largohet

Ish-mesfushori pati një seri përleshjesh me personalitetet brenda klubit, mbi të gjitha me Gattuson dhe ish-drejtorin e Arsenalit, Gazidis.

E ardhmja e Paolo Maldini si pjesë e klubit është ende në pikëpyetje, por siç duket Gazidis po sjell një revolucion të plotë prapa skenave dhe legjenda mund ta ndjek rrugën e dyshes Leonardo-Gattoso. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori