Produkti i sektorit privat në Eurozonë vazhdoi më tej përgjatë muajit majit të mbetet i pandryshuar, megjithëse kërkesa u duk disi më e qëndrueshme. Për pasojë, kompanitë zmbrapsën planet e punësimit dhe zgjerimit të mëtejshëm.
Indeksi i Blerjeve për muajin prillin shënoi nga ana tjetër një rënie të lehtë nga 51.6 në 51.5, megjithatë përsëri shifra ishte pak më poshtë pritjeve të ekonomistëve, përcjell Telegrafi.
Ekonomia e bllokut evropian aktualisht është duke u zhvilluar për një rritje të pakët prej rreth 0.2 për qind për tremujorin e dytë të 2019-së. Eurozona dhe veçanërisht Gjermania, kanë luftuar për të dalë nga një goditje prodhuese që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, gjendur mes tensioneve të tregtisë botërore që gjithashtu kërcënojnë edhe eksportet evropiane.
Zyrtarët në Bankën Qendrore Evropiane do të takohen në fillim të muajit qershor për të vendosur politikat dhe masat e nevojshme për të rinovuar parashikimet e tyre ekonomike. Sipas projeksioneve, ata parashikuan në muajin mars se rritja ekonomike për gjysmën e dytë të vitit, do të pësojë rritje, por ende për ekspertët deklarata shihet me skepticizëm.
Një përkeqësim i përsëritur në muajt e ardhshëm, do të bënte që gjendja e bizneseve në Eurozonë të shkonte gjithashtu negativisht dhe situata paraqitet serioze. Për ekspertët, faktorë të tillë si parashikimet e ulëta të rritjes ekonomike, nivelet më të dobëta të shitjeve dhe rritja e pasigurisë gjeopolitike, duke u përshkallëzuar edhe nga luftërat tregtare dhe problemet e sektorit shihen si shkaqe specifike për shqetësim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë