LAJMI I FUNDIT:

Mancini publikon listën për dy ndeshjet kualifikuese të Italisë, nuk mungojnë befasitë

Mancini publikon listën për dy ndeshjet kualifikuese të Italisë, nuk mungojnë befasitë
Roberto Mancini (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Trajneri Roberto Mancini ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 që do t’i luajnë ndaj Greqisë dhe Bosnjës.

Andrea Belotti është rikthyer në kombëtare pas paraqitjeve të mira me Torinon, ashtu sikurse portieri Antonio Mirante që shkëlqeu te Roma.


Nga lojtarët e ri, Mancini ka ftuar Federico Chiesa, Nicolo Barella, Moise Kean dhe Lorenzo Pellegrini, të gjithë të përfshirë më parë në Kampionatit Evropian U-21.

Të gjitha lajmet rreth Kombëtares së Italisë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kombëtares së Italisë

Befasitë e listës së Mancinit janë Pierluigi Gollini, Cristiano Biraghi, Vincenzo Grifo dhe Leonardo Pavoletti, ndërsa janë ftuar edhe lojtarë që kanë luajtur pak ndeshje si Emerson Pameri apo edhe Leonardo Spinazzola.

Italia do të rifillojnë ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 më 8 qershor kundër Greqisë, ndërsa tre ditë më vonë ndaj Bosnjës e Hercegovinës.

Portierë: Alessio Cragno (Cagliari), Pierluigi Gollini (Atalanta), Salvatore Sirigu (Torino), Antonio Mirante (Roma)

Mbrojtësit: Francesco Acerbi (Lazio), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Mattia De Sciglio (Juventus), Emerson Palmieri (Chelsea), Alessandro Florenzi (Roma), Gianluca Mancini (Atalanta), Alessio Romagnoli (Milan), Leonardo Spinazzola (Juventus)

Mesfushorët: Nicolo Barella (Cagliari), Federico Bernardeschi (Juventus), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Lorenzo Pellegrini (Roma), Stefano Sensi (Sassuolo), Marco Verratti (Paris Saint-Germain), Nicolo Zaniolo (Roma)

Sulmuesit: Andrea Belotti (Torino), Federico Chiesa (Fiorentina), Stefan El Shaarawy (Roma), Vincenzo Grifo (Freiburg), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Moise Kean (Juventus), Leonardo Pavoletti (Cagliari) , Matteo Politano (Inter), Fabio Quagliarella (Sampdoria)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori