LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Themelore në Gjilan ngrit aktakuzë për ngacmim seksual

Prokuroria Themelore në Gjilan ngrit aktakuzë për ngacmim seksual

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm,  ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.A., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 11 maj 2019, pasi kishte ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Sipas aktakuzës, me 11 maj 2019, rreth orës 8:15 minuta, në fshatin Pozheran, komuna Vitisë, i pandehuri R.A. (1979), ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, në atë mënyrë që derisa ato shkonin në shkollë, i pandehuri me veturën e tij, i tejkalon, pastaj kthehet mbrapa duke iu thënë që të hynin në veturë për t’i dërguar në shkollë dhe se i njihte prindërit e tyre, të cilat fillimisht nuk pranojnë, mirëpo pas insistimit të tij, të miturat hyjnë dhe ulen mbrapa në veturë, me ç’rast i pandehuri e devijon rrugën dhe i ngacmon me fjalë, transmeton Telegrafi.


Si pasojë e shqetësimit dhe pasigurisë, vajzat e mitura kërcejnë nga vetura deri sa ishte në lëvizje, ku edhe pësojnë lëndime trupore në gjunjë dhe këmbë, të cilat për shkak të lëndimeve detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekësore, fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, e më pas edhe në Spitalin Regjional, në Gjilan, thuhet në komunikatën e bërë nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Me këto veprime, i pandehuri R.A., ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’ nga neni 183 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori