Pas shtatë vitesh të injorimit të kërkesave të opozitës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vendosur që të hënën të flasë në Kuvendin e Serbisë për çështjen e Kosovës.
Siç shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi, një vendim i tillë ka hapur çështjen nëse ata, për të cilët shumë herë adresoi akuza dhe fyerjet më të rënda, opozitarët nga Lidhja për ndryshime, të cilët po e bojkotojnë punën e Kuvendit, do ta kafshojnë karremin dhe të kthehen në parlament.
Edhe pse tashmë ka paralajmëruar aplikimin e kundërmasave të Beogradit ndaj Prishtinës (si zakonisht nuk tha çfarë masash) në fillim të muajit korrik, menjëherë pas një takimi me Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, këtë herë në Paris, presidenti Vuçiq thotë se aktualisht në Serbi nuk ka tema më të rëndësishme sesa Kosova dhe për këtë arsye nuk i kupton arsyet pse një pjesë e opozitës nuk do të marrë pjesë në një seancë të Parlamentit serb ku ai do të flasë për Kosovën.
“Për çfarë mendoni të flisni nëse nuk do të bisedoni me përfaqësuesit më të lartë të shtetit rreth Kosovës. REM [Rregullatori i Mediave Elektronike] dhe Bujosheviqi [drejtori i RTS] për dikë janë më të rëndësishme sesa Kosova. Për mua nuk janë. Për mua, Parlamenti është një vend shumë i rëndësishëm, për ata duhet të jetë absolutisht vendi më i rëndësishëm, kurse në këtë moment nuk kemi temë më të rëndësishme sesa ajo për Kosovën”, vlerëson Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Deklarimeve të presidentit Vuçiqi i pari iu përgjigj lideri i partisë opozitare “Dveri”, Boshko Obradoviq, i cili tha se “mediat e lira dhe zgjedhjet e drejta, këto janë temat për të cilat mund të diskutohen në Parlament, por kur bëhet fjalë për seancë për Kosovën, presidentit serb i ka thënë se “askush që e konsideron veten opozitë nuk do të shkojë në atë seancë”.
“Gjithçka tregon se bëhet fjalë edhe për një ‘reality show’ të Aleksandar Vuçiqit dhe se kjo është një tjetër farsë që e poshtëron Parlamentin, siç ka ndodhur në shtatë vitet e fundit. Asnjëherë deri tash tema e Kosovës nuk ishte në agjendën e Kuvendit, përkundër kërkesave tona të shumta. Tani që opozita është jashtë Parlamentit, kur e bojkoton punën e Kuvendit, për shkak të krizës madhe politike në Serbi, tani ai kujtua për seancë për Kosovën “, tha Obradoviq.
Njësoj, si Obradoviq, vlerëson edhe ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kryetar i Partisë Socialdemokrate, i cili thotë se prania e opozitës serbe në seancën e Parlamentit të Serbisë, ku do të diskutohet për Kosovën do të ishte shfajësim i presidentit Aleksandar Vuçiq për politikën e tij shtatëvjeçare jo-transparente lidhur me Kosovën, largimin e dialogut në shoqëri për temat e rëndësishme dhe një pjesëmarrje në cirkun e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje