Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, nuk është i kënaqur me dënimet e shqiptuara për korrupsion të nivelit të lartë.
Havolli thotë se shqiptimi i dënimeve të ulëta ose edhe lirimi i tyre janë sinjal negativ karshi zhvillimeve dhe integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Nuk jemi të kënaqur me dënime, këto quhen sinjale negative karshi zhvillimeve dhe integrimeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shumë raporte kohëve të fundit edhe shumë ambasador e në veçanti ai amerikan ka dhënë vërejtje në fushën e zbatimit të ligjit”.
“Për fat të keq ka raste të nivelit të lartë që kanë të ngritura aktakuzë, i kemi në institucionet shtetërore, në nivele të larta të cilët kanë aktakuza”, tha Havolli për Ekonomia Online.
Havolli ka ftuar institucionet e drejtësisë që të mos frikësohen që të hetojnë e gjykojnë edhe personat e profilit të lartë.
Sipas tij, zbatimi i ligjeve dhe ndëshkimi i atyre që kanë kryer krime nuk duhet që t’i frikësojë prokurorët e gjyqtarët.
“Institucionet e drejtësisë duhet që të forcohen dhe ta kenë parasysh gjithë këto zhvillime të përgjithshme dhe nuk ka nevojë të frikohen absolut, por vetëm ta zbatojnë ligjin ashtu siç është i paraparë dhe të sjellin dënime ashtu siç janë paraparë nga kodet dhe procedura penale, nuk kemi nevojë të frikohemi”.
Ai tha se veç vitin e kaluar kanë dërguar mbi 105 raste vetëm në prokurori, por edhe për këtë vit Agjencia ka dërguar disa kallëzime penale, në fushën e konflikt interesit, deklarimit të pasurisë dhe të shpërdorimit të detyrës zyrtare.
“Vitin e kaluar kemi dërguar mbi 105 raste vetëm në prokurori me kallëzim penal, ka të bëj në shkelje të deklarimit të pasurisë, konflikti interesi dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare. Nga këto 3 fusha kemi dërguar kallëzime penale, në shumicën prej tyre prokuroria ka kthyer informata kthyese, ka raste kur është ngritur aktakuzë dhe gjykata ka sjellë aktgjykime të formës së prerë”.
“Janë disa raste edhe që janë hedh poshtë kallëzimet penale, por në shumicën e rasteve ka gjykime dënuese edhe pse ne si Agjenci nuk jemi të kënaqur me dënimet që janë sjellë nga ana e gjykatës, por ato janë vendime të gjykatës që ne nuk mundemi të i komentojmë, gjykata është e pavarur, por kanë filluar një përdorim pak më i mirë si nga ana e prokurorisë, policisë dhe gjykatave, por ne asnjëherë nuk jemi të kënaqur si organ që kemi ushtruar kallëzime penale”, tha ai.
Edhe pse thotë se nuk mungojnë ligjet e mirëfillta, sipas tij, mungon vullneti për t’i zbatuar në praktikë. Ngase siç thotë ai korrupsioni nuk luftohet me fjalë, por me veprime konkrete.
“Kosova qëndron mirë sa i përket aspektit legjislativ veç duhet një vullnet i joni i përgjithshëm atyre që e zbatojnë ligjin dhe është i mirëseardhur një vullnet politik që një vullnet i tillë deri tash është duke munguar, tashmë është deklarativ, sepse korrupsioni nuk luftohet me fjalë, por me përkrahje konkrete por fundja jemi këtu institucionet e zbatimit të ligjit ato duhet të jenë më vendimmarrëse dhe të i qojnë proceset përpara sidomos prokuroria dhe gjykatat”.
Me ndryshimet në ligjin për këtë institucion pritet që të shtohen edhe disa kompetenca që nuk janë ekzekutive, por vetëm administrative.
Havolli njoftoi se janë duke u bërë përgatitjet e fundit e deklarimit online të bëhet në fund të këtij muaji të bëhet publik deklarimi për 2018.
Ai tha se zyrtarët e lartë tani janë vetëdijesuar në aspektin e konflikt interesit që të mos bëjnë shkelje në rastin e punësimeve, emërimeve dhe punët tjera që kanë angazhime ata në pozicione përkatëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fronti Europian për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Qytetarët të vendosin vet se si do të shfrytëzojnë të drejtën e votës
‘Çmontohet’ rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
AAK mbushi 24 vjet, Haradinaj: Të bëhemi bashkë që ta ndalim degradimin e Kosovës, varfërimin e saj dhe zbrazjen e saj
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit